Published On: 20 Tetor, 2016

Ali Ahmeti në shërbim të interesave të Rusisë

Tashmë është e qartë se ish kryeministri Gruevski së bashku me presidentin Ivanov përkrahet nga Moska, dhe siç theksojnë së fundi mediat kroate, zgjedhjet e dhjetorit janë të kërcënuara nga Moska, e cila po jep mbështetje të vazhdueshme për ish kryeministrin Gruevski që ai dhe aleatët e tij ti fitojnë zgjedhjet në dhjetor.

Po ashtu përkrahja e hapur e Moskës nuk ka munguar as në kohën sa Gruevski ishte në pushtet, dhe në mënyra të tjera edhe pas largimit të tij nga qeveria, për shkak të shpërthimit të skandaleve.

Por, tashmë prej vitesh është konfirmuar se Ali Ahmeti është aleat kryesor i Gruevskit, dhe këtë aleancë, të pacenueshme e ka provuar rasti i tragjedisë së Kumanovës, kur Ali Ahmeti sakrifikoi dhjetë shqiptarë, shumica nga Kosova, duke i vënë në pritën e Gruevskit për ekzekutim, ndërsa dhjetëra të tjerë po dergjen në burgun famëkeq të Idrizovës, ku kryhet me dekada dhunë fashizoide ndaj shqiptarëve nga pushteti sllavomaqedonas.

Ky inkriminim i thellë i Ahmetit dhe disa inkriminime të tjera, janë prova se Ali Ahmeti është aleat i forcave politike sllavomaqedonase, dhe nën petkun e partisë shqiptare BDI i shërben politikave antishqiptare.

Edhe këto janë thënë dhe argumentuar edhe nga ne dhe të tjerë, por në kontekst të këtyre të dhënave dhe analizave, nuk është portretizuar nëse Ali Ahmeti është pro rus apo proamerikan. Sipas interesave gjeostrategjike shqiptare kushdo nga politikanët që është rreshtuar pro interesave apo politikave ruse, është edhe antishqiptar për kah pozicionimi. Kur i radhisim edhe informacionet dhe të dhënat tjera se Ali Ahmeti ka bashkëpunuar edhe me UDB-në serbe, atëherë ai del një figurë komplete në dobi të forcave antishqiptare.

Po ashtu ai dyshohet thellësisht se ka bashkëpunuar edhe me shërbimin sekret grek, veçanërisht dyshohet se lufta në Maqedoni shpërthye edhe për interesa të Greqisë, e cila synon një pjesë të territorit të Maqedonisë, edhe pse ajo pjesë kurrë nuk ka qenë e banuar me grek, por në saje të uzurpimit të figurës së Aleksandrit të madh, edhe pse ky i kishte shkatërruar grekët me luftë, propagandojnë se shtriheshin gjer në Maqedoni.

Pra, Ali Ahmeti rezulton të jetë një aleat i shërbimeve pro ruse, duke e mbajtur në pushtet prej vitesh Gruevskin, dhe duke i premtuar edhe më tej aleancë. SHQIPTARI.EU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...