Published On: 30 Tetor, 2016

Alepo: Vriten tre fëmijë dhe një i rritur

Televizioni shtetëror sirian raporton se bombardimet e kryengritësve në rrethinat perëndimore të qytetit të Alepos, të cilat kontrollohen nga qeveria siriane, kanë lënë të vdekur tre fëmijë dhe një të rritur.

Bombardimet e sotme vijnë në ditën e tretë të ofensivës së rebelëve, që ka për qëllim ta prishë rrethimin që qeveria siriane ia ka bërë rrethinave lindore të Alepos, të cilat kontrollohen nga rebelët, transmeton Express.

Luftimet në perëndim të Alepos janë përqendruar në rrethinën e Assadit, e kapur nga rebelët para një dite.

Sipas këtij televizioni, civilët janë vrarë në katër rrethina në perëndim të Alepos./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...