Published On: 1 Nëntor, 2016

Albulena Haxhiu: Qeveria Mustafa t’i heq duart nga drejtësia

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu sërish ka thumbuar Qeverinë Mustafa.

Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar se Qeveria Mustafa duhet t’i heq duart nga drejtësia, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë i saj:

Qeveria e Mustafës, përditë na flet se si është duke u “angazhuar” për forcimin e sistemit të drejtësisë.

Janë të paktën dy mënyra se si forcohet sistemi i drejtësisë.

E para ka të bëj me largimin e duarve të njerëzve të politikës e parapolitikës nga ky sistem dhe e dyta mbështetja buxhetore për këtë sistem.
Për vitin që po e lëm pas, për sistemin e drejtësisë u ndanë më pak se 2% e totalit buxhetor, njësoj do të jetë edhe për vitin e ardhshëm, pra kërkesat buxhetore të institucioneve të drejtësisë janë refuzuar.
Me këtë ndarje buxhetore do të jetë pothuajse e pamundur sigurimi i kushteve elementare për gjyqtarët e prokurorët dhe stafin mbështetës.
Nje sistem i fortë i drejtësisë, do t’i prishte punë këtyre, andaj po duan ta mbajnë kështu, jofunksional e joveprues, karshi kokave të krimit që janë në krye të institucioneve të vendit!.

Andaj, kjo është edhe një arsye më shumë se pse duhet të angazhohemi në shkurtimin e jetës së kësaj Qeverie!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...