Published On: 30 Maj, 2017

Albin Kurti tregon numrin e ushtarëve e armatimin që duhet të ketë Ushtria e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti si i ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se si e sheh partia ku ai bën pjesë themelimin e Ushtrisë së Kosovës.Ai ka shpalosur edhe numrin e ushtarëve që duhet t’i ketë Ushtria e Kosovës dhe poashtu armatimin që duhet të ketë.“Kosova duhet ta ndërtojë Ushtrinë e vet në dy aspekte, e para në raport me popullsinë, kemi afër 2 milionë banorë dhe sipas disa studimeve, është mirë që pjesëtarë të Ushtrisë të jenë diku rreth 1 %, që do të thotë duhet të kemi me Polici e Ushtri bashkë diku 18.000 deri në 20.000 ushtarë. Duhet të kemi më tepër armatim kundër ajror e këmbësori”, u shpreh ai

Kurti ka thënë se për gjithçka në lidhje me Ushtrinë duhet të ketë koordinim me Shqipërinë.“Për gjithçka duhet të koordinohemi me Shqipërinë dhe me NATO-n dhe në anën tjetër duhet ta shohim edhe në raport me fqinjët, karshi Serbisë kemi problem të madh”.“Serbia ka 500 milionë euro për Ushtri në vit derisa buxheti për FSK-në është 50 milionë euro në vit, e Shqipëria e ka buxhetin 110 milionë. Me Edi Ramën e PS-në edhe për këtë çështje do të duhej te uleshim bashkë, në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe të koordinohemi për këtë pjesë”, përfundoi ai.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...