Published On: 27 Maj, 2017

Albin Kurti: Pensioni minimal do të bëhet 150 euro!

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot herë në mëngjes ka filluar takimet me pensionistët , raporton Gazeta Blic.

Ai së bashku me pensionistët janë nisur rrugës për në parkun e Gërmisë në kryeqytet për të biseduar me ta për hallet e tyre.

Kurti iu premtoi se Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë.

Ja postimi i plotë i Albin Kurtit:

“Pensionistët e të moshuarit dëshirojnë ndryshim. Sot në mëngjes u takuam bashkë me ta në autobusin urban drejt parkut të Gërmisë, ku unë iu bashkova kafes së tyre të mëngjesit.

Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë. Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët.
Me djersën e tyre jemi rritur ne, dhe sot ua kemi borxh trajtimin dinjitoz.”

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...