Published On: 31 Maj, 2017

Albin Kurti nis fushatën nëpër spitale

Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, në ditën e parë të fushatës zyrtare ka zgjedhur të vizitojë një qendër të mjekësisë familjare në Prishtinë në Lagjen e Muhaxherëve.Kurti tha se funksionimi i qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë janë shembull, ndaj kështu do bëhet në gjithë territorin e Kosovës.Siç u shpreh ai, pas 11 qershorit, datës së zgjedhjeve, të cilat është i bindur se do t’i fitojë Vetëvendosje, do të vihet në funksion edhe sistemi informativ i shëndetësisë – diçka që do t’u shërbente edhe mjekëve edhe pacientëve.

Një tjetër intervenim imediat në fushën e shëndetësisë në Kosovë do të jetë edhe hetimi i hollësishëm i mënyrës se si janë blerë barnat nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, tha Kurti.Ai shtoi se dikush është fajtor për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë dhe se fajtori duhet e do të gjendet.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...