Debate Lajmi Kryesor 3

Albin Kurti lëshon bombën: PAN-i po përgatit vjedhjen e deputetëve nga AKR-ja e LDK-ja për ta formuar Qeverinë

  • Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se PDK duhet të shkojë në opozitë. Ka thënë se s’duhet deformuar vullnetin e qytetarëve duke shpëtuar Partinë e Kadri Veselit. Në një reagim në FB, Kurti ka paralajmëruar se PAN po tenton të vjedhë deputetë të AKR’së e LDK’së .

Albin Kurti po e dëshiron vetëm PDK’në në opozitë. Por, jo edhe LDK’në, AAK’në, AKR’në e NISMA për Kosovën.

Ai publikisht po e kërkon ndihmën e partive tjera për ta lënë në opozitë Partinë e Kadri Veselit.

“Qytetarët kanë guxuar. Ata kanë votuar që PDK-ja të shkojë në opozitë. Tash, njerëzit kanë shpresë. Nuk është mirë që dikush të përpiqet ta deformojë vullnetin e qytetarëve dhe ta shpëtojë PDK-në, përkatësisht udhëheqjen e PDK-së”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, udhëheqësi i Vetëvendosjes nuk e ka thënë se dëshiron që edhe AAK’, NISMA’n apo LDK’në t’i shoh në opozitë.

“Politika jonë është ardhmëria”, ka shtuar ai.

Në një reagim në Fb, Kurti ka paralajmëruar LDK’në dhe AKR’në se PAN po përgatitet të vjedhë deputetë për të formuar Qeverinë e re. Ka thënë se pastaj përmes deputetëve të vjedhur shqiptarë do të lusë Beogradin për formimin e Qeverisë së re.

“Koalicioni PAN po synon që t’ia vjedhë LDK-së ose AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar qeverinë në Kosovë! Kjo është rrugë e gabueshme me pasoja tejet të dëmshme. Nuk jepet Republika për poste”, ka thënë Kurti, në një reagim në FB.

Kurti ka vazhduar të flasë mirë për BE’në dhe ka paralajëmruar thellim të bashkëpunimit me SHBA’në.

Vetëvendosje doli partia e dytë në zgjedhjet e 11 qershorit. Mirëpo, bazuar numrin e deputetëve ka marrë më së shumti deputet krahasuar me PDK’në e LDK’në.

Krejt këtë rezultat, Albin Kurti po e sheh si votë për ta çuar PDK’në në opozitë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *