Kosova

Albin Kurti: Jam gati të formoj qeverinë, ftesë për koalicion LDK dhe AKR-së

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, në një konferencë për media, i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohet në krijimin e qeverisë progresive.

Ai ka deklaruar se nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër qeverie nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj janë duke punuar intensivisht që pas dështimit të krjimit të qeverisë nga koalicioni PAN.

“Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hap rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi”.

“Ne i bëjmë ftesë komplet koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në mënyrë që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”.

“Në Kosovë ka dy pole: njëri është Vetëvendosje, tjetri PDK-ja. Populli na dha besimin neve. Ne nuk mendojmë që PDK-ja duhet të bëjë qeveri të re, pavarësisht kush është i nominuari për kryeministër. Pas dështimit të tyre për të krijuar qeveri, radha na vije ne, dhe ne jemi në krye të detyrës”, deklaroi ai. /klankosova

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *