Published On: 7 Nëntor, 2016

Albin Kurti: Astrit Deharit iu gjet një shishe e plastikës në gojë, dyshojmë se është vrarë (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se vdekja e Astrit Deharit ka tronditur Lëvizjen Vetëvendosje. Kurti ka thënë se Dehari ka pësuar vjekje të dhunshme jo nga vetëvetja në qelinë e tij në Prizren.

“Ishte shumë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne aktivistët dhe për familjen se pas dy vitesh që e humbën Arbonrit e humbën edhe djalin tjetër, Astirit. Ne nuk kemi aktivistë tjetër si Astriti. Ai ishte i kompletuar”, ka thënë .

“Jemi të gjithë në një gjendje shoku. Jemi bashkë familjen. Ka solidaritet të madh të të gjithë shqiptarëve kudo janë, por edhe të ndërkombëtarëve sepse ka ndodhur diçka që nuk ndodh as në regjimet më totalitare kur një i ri vdes në qelinë e tij”, ka thënë më tej Kurti.

Kurti ka kujtuar se njëherë thuhej se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Informatat e fundit që i kemi janë se ai ka përjetuar një vrasje të dhunshme në qelinë e tij, e nuk bëhet fjalë për vetëvrasje. Pas obduksionit, mjekët shkencëtarë, të cilët gjatë tërë kohës e kanë vëzhguar, kanë dhënë konkluzion të përbashkët se shkaktar i vdekjes nuk ka qenë kurrfarë medikamenti, i cili do të mund të thoshte se gjendja e tij psiko-fizike ishte jonormale. Vdekja erdhi nga ngufatja me një mjet të fortë, dhe ky mjet i fortë ishte një shishe e plastikës që është gjetur në fytin e Astritit. Ishte aso shishe e foshnjave, e fortë”, ka thënë Kurti.

“Mjekët kanë thënë se nuk kanë hasur kurrë një rast të tillë të vetëvrasjes. Përveç kësaj, Astriti ka gërvishtje në qafë, në dorë, hemtoma, dhe bri të thyer dhe një plagë në kokë, në ballë. Janë gjetur disa gjësende me gjak. Është gjetur një fije e hollë litari me gjak, brisqe të rrojës të ndara nga makina…”, ka thënë Kurti.

Sipas tij nuk ka logjikë që gjatë gjithë tollovisë që ishte në qelinë e Deharit, të mos dëgjohej asnjë zhurmë. Kurti ka thënë se edhe deklarata e komandantit të Policisë Nexhmi Krasniqi se Dehari është dërguar në spital në gjendje kome pasi kishte marrë medikamente, është skandaloze.

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/francezi-qe-rekrutoi-thacin-dhe-lidhjet-e-tij-shpirterore-me-serbine/

 

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. ILIRIDA ISMAILI thotë:

    KURTI ME NDEGJO MIRE: POLITIKA JOTE FASHIZOIDE ESHTE DUKE I DERGUAR NE VDEKEJE TE RINJET QE PO I PREGADITE SI REKRUT KUNDER SHTETIT TE KOSOVES , E SI TERORIST !! A E DIN OO KURTOVSKI QE KJO ESHTE VDEKJA E TRETE NGA DEMOSTRUSIT E DHUNESHEM KUNDER KOSOVES , QE I VRAU POLICIA E HUAJE E DERI TE VDEKJA E ASTRITIT …,OO SHKJA O TRADHETOR PSE PO MANIPULON ME FEMIJE TE HUAJE , PSE PO VEPRON IDENTIK SI “ISIS” QE I PREGADITE RININE PER XHIHAD , E DERI NE VETEVRASEJEN E TYRE !! NDEGJO MIRE, DERI SA KA PER TE TE SHKUAR KUNGULLI MBI UJE NUK E DI , POR DIJE QE GJATE JOO , JO SE NJE DITE FAMILJET E KETYRE DJEMEVE TE RINJE DO TE HAKMEREN PER NXITEJE DHE REKRUTIM DERI TEK MAREJA E TYRE ME TERORIZEM , A E DIN O SHKJA , QE TA SULMOSH TEMPULLIN E SHTETIT TEND ME ARMATIM TE RENDE ESHTE TERORIZEM , A E KE LLOGARITE TI QE KURE ESHTE SULMUAR PARLAMENTI , KAN MUNDUR SE PAKU DHJETRA NJERES ATY TE MBYTEN , A MERET PUSHTETI ME DHUNE MORE TRADHETOR ,E KRIMINEL ?! NGA KUSH I MERE DETYRAT TI… PER TE DHUAR SHTETIN TEND , E PER TA TERORIZUAR , A E DIN TI QE CFARE VDEKJE I KE SJELLE FAMILJES DEHARI , CFARE MERZIE KOMBIT , A MUNDESH ME E MARE ME MEND DHEMBEJEN E FAMILJAREVE , A E DIN TI QE NUK KA CMIM PER NJI JETE NJERIU , QE POLITIKA JOTE FASHIZOIDE , ESHTE DUKE UA SJELLE VDEKJEN TRE TE RINJEVE SHQIPTAR , ZOTI TE DENOFT , JO TY POR FEMIJEN TEND , PER TA PERJETUAR TI , SA ESHTE E DHIMBESHEME TA LESHOSH NE DHE FEMIJEN , E TI TE JETOSH PAS TIJ !! KREJTE KOSOVA ME E VAJTUAR ASTRITIN ,ATO LOT NUK BARAZOHEN ME LOTET E PRINDEVE TE ASSRIT DEHARIT , SEPSE LOTET E KETYRE JAN TE PERZIER ME GJAK TE BIRIT TE TYRE .. PO FLAS SI PRIND , SI NENE SI QYTETARE E KOSOVES , MOS NXITE . MOS U BENE SHKAKTAR PER VDEKJE , SE TU KA MBUSHE KUPA DEFINITIVISHT , LOTI I FAMILJES DEHARI MOS RAFTE NE TOKE…, TI JE ME KRIMINEL SE VET KRIMINELET , SEPSE : SHTISI ESHTE DY HERE ME KRIMINEL SE BERSI I KRIMIT …,

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(1)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...