Published On: 16 Gusht, 2017

“Albanizimi i Ballkanit” simetrik me “Shqipërinë e Madhe” !

***Kolonializmi dhe militarizmi ruso-serbo-sllav janë rreziku permanent i Ballkanit, jo “albanizimi” e as “Shqipëria e Madhe” mbase këto nuk ekzistojnë as teorikisht e as praktikisht, por janë  projekte të strategjisë dhe të taktikës politike, propagandistike dhe militariste të Beogardit dhe të Moskës, si dhe të aleatëve të tyre sllavë të Ballkanit, që të provokojnë ndonjë konflikt a luftë të re pushtuese kundër  Kosovës dhe  Shqipërisë.
 
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
***”Those why diny freedom to others, deserve it NOT for themselves…”
(Abraham Lincoln)
 
Kjo është dëshmi se Ballkani po vlon nga agjenturat e ndryshme ruso-serbo-sllave për të destabilizuar Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë e paralajmëron edhe propaganda e ethshme ruso-serbe-sllave, e cila, përveç akuzave të tjera të moçme shekullore, se gjoja “shqiptarët janë me origjinë sllave dhe “migrantë” dhe “emigrantë” në truallin e huaj sllav”, së fundi  ka nxjerrë në sipërfaqe, edhe  “ dy armët më moderne”: “Velika Albanija” dhe “Albanizacija Balkana” përmes të cilave paralajmërohen faktorët relevantë  politikë dhe diplomatikë evropianë dhe gjithëndërkombëtarë, se “Ballkanin po  e rrezikojnë shqiptarët”, duke kërkuar krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe “Albanizimin e Ballkanit”!?
 
Ku është  ajo  “Shqipëri e Madhe”?!
 
Si është e mundur që shqiptarët të krijojnë të ashtquajturën “Shqipëria e Madhe” dhe, për më tepër, të “albanizojnë Ballkanin”, siç ka deklaruar “Ana Filimonova (kryeredaktore  e portalit Fondi i Kulturës Straegjike Serbe) të Institutit të Studimeve  Sllave  të Akademisë Ruse”, kur pothuajse gjysma e territorit të  Shqipërisë Etnike, tanimë, qe më se 100 vjet është aneksuar, kolonizuar, pushtuar dhe serbizuar nga Serbia e Madhe, që  nga viti 1878, dhe, edhe sot ndodhet  plaçkë koloniale e saj, siç janë: Nishi, Leskovci, Vranja, Jabllanica,Kurshumlia, Bllaca, Toplica, Prokuple, Presheva, Bujanoci, Medvegja,  Novi Pazari…etj. Të gjitha këto territore autoktone të Vilajetit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike. 
 
Pra, sa më sipër, këto dy koncepte ruso-serbe sllave (“Shqipëria e Madhe” dhe “Albanizimi i Ballkanit”)  shkencërisht nuk kanë kurrfarë mbështetjeje, sepse  asnjëra dhe as tjetra nuk figurojnë teorikisht e as praktikisht në asnjë platformë historike, politike, kombëtare dhe shtetërore të SHQIPËRISË ETNIKE (XVIII, XIX, XX, XXI), por janë sajesa politiko-propagandistike  të amalgamës ruso-serbo-sllave, që kontestojnë dhe mohojnë gjenealogjinë, historinë dhe  ekzistencën e kombit shqiptar në territoret e tyre etnike në  Ballkan. 
 
Pavarësisht nga sajimi dhe interpretimi i tyre  qoftë nga elita akademike, qoftë nga elita politiko-propagandistike dhe kishtare, këto dy teza në thelb janë simetrike me përmbajtje imperialiste, raciste, kolonialiste dhe hegjemooniste serbo-ruso-sllave, që në vazhdimësinë e tyre historiko-gjeopolitike kanë pasur, dhe, edhe sot kanë për qëllëm tëkurrjen e territoreve indigjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Serbia është rast i vetëm  paradoksal, që ka mashtruar Evropën dhe botën me historinë e rreme për shqiptarët në Ballkan! 
 
Si rregull e pashkruar të gjithë popujt e botës shkruajnë historinë e tyre, por në Ballkan ka një përjashtim paradoksal, sepse vetëm serbët së bashku me shtetin, me kishën, me akademinë dhe me universitetet e tyre kanë shkruar historinë fallso për shqiptarët dhe për Shqipërinë (1800-1999), edhe pse shqiptarët janë 5 shekuj më të vjetër sesa sllavët  në Ballkan. Me një fjalë, shkenca e derisotme evropiane dhe shqiptare kanë provuar se shqiptarët janë element autokton në Gadishullin Ballkanik, të njohur që nga shekulli II para erës së re. Ndërkaq, serbo-sllavët janë ardhacakë invadues, kolonizues dhe pushtues të Ballkanit, të shfaqur në shekullin VII para erës së re, domethënë  në Ballkan janë shfaqur 5 shekuj   më vonë sesa shqiptarët autoktonë. 
 
Megjithatë, me shekuj, serbo-sllavët ballkanikë së bashku me Rusinë e tyre kanë shkruar historinë falsifiktaore për shqiptarët dhe për Shqipëtinë Etnike, me  të vetmin qëllim, që të murkullonin, të shtrembëronin, të shpërfytyronin dhe të mohonin  origjinën, historinë dhe  identitetin autokton të shqiptarëve dhe të atdheut të tyre-Shqipërisë Etnike. 
 
Pra, ajo që më indinjon më  së shumëti,  është kjo pyetje: – Si ka qenë e mundur që  shkenca ballkanike dhe evropiane ndërkombëtare (historia, politika, diplomacia…,etj.) ta ketë pranuar  historinë fallso të Serbisë, të shkruar për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, kur shqiptarët janë me prejardhje autoktone mijëravjeçare, kurse sllavët janë ardhacakë pushtues dhe  gjenocidalë në territoret e shqiptarëve?! 
 
Pse, edhe sot, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë (1990-2017), shkenca, politika, Kisha Ortodokse Serbe me Rusinë dhe me aleatët e tjerë sllavë të Ballkanit,  janë rreshtuar në të njëjtin “front” kundër kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, duke  zhvilluar të njëjtën  “strategji shkencore” politike, diplomatike, militariste dhe propagandistike të  viteve të shekullit XIX të  “Koncertit Evropian të Fuqive të Mëdha: Rusia Prusia, Franca, Mbretëria e Bashkuar (1814-1815)”, kinse për të rurajtur ekuilibrin e marrëdhënieve  mes  tyre; të Kongresit të Berlinit (1878), si dhe të fillimshekullit XX të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913); të Konferencës së Paqes së Parisit (1919-1920), ku “bilanci” historik0-politik, diplomatik dhe juridik i të gjitha këtyre koncerteve, kongreseve dhe konferecave evropiane  bëri që Shqipëria Etnike dhe shqiptarët në Ballkan, të dëmtoheshin më së shumëti ngaqë sllavët ballkanikë përgjysmuan popullësinë shqiptare dhe territoret autoktone të Shqipërisë Etnike. 
 
Këtë të vërtetë të hidhur  dhe tragjike për për kombin shqiptar, e provoi edhe ky konstatim, i deklaruar në muajin gusht të vitit 1913 (tre muaj pas mbylljes së Konferencës së Ambasadorëve të Londrës) nga  ministri i Jashtëm britanik, Edward Grey (Kryesues i Konferencës ), se  “Shqipëria ishte bërë kurban për altarin e paqes mes fuqive të mëdha evropiane”.
 
Shqiptarët  janë element vendës në Ballkan
 
Anadaj, si ka qenë e mundur, që Serbia, Greqia, Mali i Zi, “Maqedonia” e sotme serbo-bullgaro-sllave, ta falsifikonin historinë pellazgo-lirie të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duke ia  kontestuar dhe mohuar të drejtën historike dhe legjitime mbi territoret e tij, duke u përpjekur  që shqiptarët t’i cilësojnë, hiq më pak se  “element ardhacakë emigrues dhe migrues” kinse  në territoret  e Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, kur shkencërisht është dokumentuar se populli shqiptar është një nga  popujt më të lashtë të Ballkanit, pasardhës i pellazgëve dhe i ilirëve. 
 
Pra, si është e mundur, që, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI (në erën e integrimeve evropiane) ende po veprohet nga kuazishkenca dhe nga politika propagandistike serbo-ruso-sllave, që shqiptarët t’I pasqyrojnë si  “element të huaj” në tokat dhe në vatrat e tyre stërgjysore pellazgo-ilire-shqiptare?
 
 
Ku është këtu  “logjika shkencore”, që një popull abrogjen, do të thotë populli shqiptar, 5 shekuj më i vjetër sesa konglomerati sllav, të jetë cilësuar “shkencërisht” si “popull emigrues” ose si “ popull migrues”, që pasksha vërshuar në “tokat serbo-sllave” të Ballkanit, dhe, tani, sipas “tezave të reja” ruso-serbo-sllave, po duaka ta  formojë njëfarë “Shqipërie të Madhe”, me qëllim që ta “albanizojë Ballkanin’?!
 
Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe falsifikati më i zhveshur, që nuk ka kurrfarë logjike të etikës, as të profesionalizmit e as të justifikimit shkencor, por  është vetëm  një propagandë e vjetër shekullore serbo-ruso-sllave, që ipso facto ka për qëllim të fshehë dhe të mohojë të drejtën natyrale, historike, legjitime, legale dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve mbi  territoret e  tyre indigjene të Shqipërisë Etnike.
 
Çfarë “Shqipërie e Madhe”, çfarë “albanizimi i Ballkanit” ?!
 
-Kur më se 50%  e kombit shqiptar dhe e territoreve të Shqipërisë Etnike, ende ndodhen nën çizmen e hekurt kolonialiste, neokolonialuste dhe imperialiste të shteteve sllave të Ballkanit (Serbia e Madhe, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia, 1878-2017).
 
-Çfarë do të thotë sintagma “albanizim i Ballkanit”, as më pak e as më shumë krijimin e  “Shqipërisë së Madhe” me copa të pushtuara të territoreve të shtetve fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia).
 
Pra, teza e bythëpraptë propagandistike ruso-serbe antishqiptare “albanizimi i Ballkanit, përveç fragmentarizimit (përthithjes së territoreve të huaja të vendeve fqinje) nënkupton edhe asmilimin e popujve joshqiptarë në Ballkan(imponimin e gjuhës, të kulturës, të traditave etj.). 

Mirëpo, propagandimi  i këtyre dy projekteve (“Shqipëria e Madhe”dhe “Albanizimi i Ballkanit”) është absurd dhe iracional, kur dihet se  nën Serbinë e Madhe ndodhen territoret shqiptare: Nishi, Vranja, Prokpla, Leskovci, Bllaca, Toplica, Kurshumlia (të gjitha këto, të spastruara etnikisht nga Serbia pushtuese gjenocidale, gjatë viteve 1805-1912) Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat, edhe sot janë të populluara me shqiptarë, para se të shkelte këmba barbare serbe në shekullin VII para erës së re; nën Malin e Zi ndodhen Ulqiini, Kraja, Tivari, Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Tuzi, Trieshi etj., të populluara me shqiptarë autoktonë, që nga shekulli II, para erës së re; nën Greqi ndodhet i tërë Epiri  ilirik-shqiptar, duke përfshirë edhe Vilajetin e Selanikut; nën Maqedoni ndodhet Ilirida me qytetet dhe me vendabimet e saj të lashta ilirike, siç janë Shkupi, Tetova, Kumanova, Dibra, Manastiri, Kërçova, Gostivari, Struga, Ohri, të populluiara me shqiptarë autoktonë, që nga shekulli II, para erës së re. 
 
E gjithë kjo statistikë historike shumëshekullore e kolonizimit të territoreve indigjene të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike nga konglomerati sllav ballkanik, vërtet, pasqqyron argumentet  e pakundërshtueshmem, se kush, kë e ka   pushtuar territorialisht dhe e ka spastruar etnikisht. Pra, serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët janë ata që e kanë copëtuar dhe kolonizuar me gjenocid Shqipërinë  dhe kanë përgjysmuar kombin shqiptar në 50% në Ballkan. 
 
Pra, si logjika e thjeshtë, ashtu gjendja faktike në terren nuk justifikon tezat akuzuese serbo-ruse-sllave, se  gjoja shqiptarët  “janë duke rrezikuar” Ballkanin, si rrjedhojë e përpjekjeve të tyre për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe të “Albanizimit të Ballkanit”. 
 
Pavarësisht nga qëllimi i fundmë paralajmërues për ta  destabilizuar Ballkanin (duke sulmuar Kosovën dhe Shqipërinë),  këto dy projekte ruso-serbe, janë të papranueshme për shqiptarët, për BE-në, për NATO-n dhe për Amerikën, sepse nuk janë produkt i historisë, i politikës dhe i diplomacisë së Kosovës dhe të Shqopërisë, përkatësisht  i  shqiptarëve në Ballkan, as i Amerikës, as i Evropës Perëndimore, por thjesht është pretekst i Rusisë dhe  i Serbisë, që të provokojnë një luftë të re në Ballkan, si hakmarrje për shkak të pavarësimit të Kosovës nga ana e Amerikës dhe nga aleatët e saj evropianë perëndimorë.
 
Serbinë  e  pret “një perspektivë e zezë” në të ardhmen!?
 
Sipas teorisë parashikuese politike të Ana Filimanova-s,  një gjendje të tillë katastrofike për Serbinë në “25 vitet e  ardhshme, do ta shkaktojnë këta faktorë kryesorë: 1) Krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, 2) “Albanizimi total i Ballkanit”, 3) Trysnia e faktorit perëndimor ndërkombëtar  në “dobësimin e Serbisë; 2) Njohja e Republikës së pavarur e Kosovës (17 shkurt 2008) nga ana e Republikës së Serbisë; 4) Ndërlidhuria dhe bashkëpinimi edukativo-arsimor, ekonomik, politik, tregtar dhe kulturor e boshtit Tiranë-Prishtinë-Preshevë-Bujanoc-Medvegjë; 5) Ndërtimi autostradës kombëtare  Tiranë-Prishtinë; 6) Takimet alternative zyrtare në shkallë qeveritare Tiranë-Prishtinë, 7) Heqja e kufijve mos Shqipërisë dhe Kosovës…etj.
 
Mirëpo, asnjëri prej këtyre faktorëve të theksuar nuk janë të saktë as mbi bazën e politikës realiste të teorisë parashikuese, as mbi bazën  e rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar, sespse as de fakto e as de jure  nuk ekziston kurrëfarë projekti i  “Shqipërisë së Madhe” , por ky është instrument stratgjik politik, diplomatik, propagandistik dhe ushtarak  i Srbisë së Madhe, që ka për qëllim mbrojtjen me çdo kusht të territoreve të aneksuara, të kolonizuara dhe të pushtuara nga substanca e përgjithshme territoriale dhe kombëtare e Shqipërisë Etnike. 
 
Të gjithë këta tregues të mësipërmë, që po e “rrezikuakan” më së shumëti Serbinëe madhe, përkatësisht  elmentin sllav të Ballkanit, Ana Filimonova i ka “justifikuar”, duke i përmbledhur në këtë konkretizim astrologjik të teorisë së saj parashikuese  plotësisht të gabuar, tendencioze  dhe subjektive, duke favorizuar interesat e sferës së interesit ruso-sllav në Ballkan.
 
Konkretizimi astrologjik i  “albanizimit” të Ballkanit
 
Ja, ky është  barometri politik dhe diplomatik  astrologjik jo objektiv dhe jorealist i ruses Ana Filiomova, flet ndryshe: “ Tani, pas pavarësimit të  Kosovës më 2008, brenda 5 viteve të ardhshme pritet albanizmi total i Ballkanit. Ndërkaq, gjatë 25 viteve të ardhshme Serbinë e prêt një perspektivë e errët. Projekti i Shqipërisë së Madhe ka fituar një impuls të ri. Duket se Perëndimi ka përfunduar fazën e parë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, më 2008. Tani po punohet në përforcimin dhe në zgjerimin e  saj në rajon. Kjo po zhvillohet në disa drejtime dhe nivele si p.sh.  ndërlidhuria me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën përmes sistemit arsimor (me programe të njëjta mësimore) të Shqipërisë dhe të Kosovës, duke përfshirë edhe Jugun e Serbisë. Gjithashtu, projekti i Shqipërisë së Madhe po realizohet, edhe përmes projekteve ekonomike, duke e lidhur Jugun e Serbisë me Prishtinën, si dhe duke lidhur Kosovën me Shqipërinë, siç ishte edhe hapja solemne e autostradës. E gjithë kjo tregon se, vetëm është çështje kohe, se kur do të bashkohet Republika e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, sepse, tani, praktikisht nuk ekzistojnë kufij midis Shqipërisë dhe Kosovës. Mbetet të shihet, se a  do të bëhet formalizimi i tyre. Mirëpo, kjo de fakto do të ndodhë një ditë. Kjo është ajo, që do të duhej ta shqetësonte Serbinë.”( http://www.alo.rs/vesti/aktuelno/srbiju-ceka-25-mracnih-godina/72208/26/10/214/ ).
 
Sa absurd, aq edhe komik ky farë konstatimi mbase sipas Filimonovës, tanimë, formimi i “Shqipërisë së Madhe” qenka bërë  “akt i kryer” ngaqë me pavarësimin e Kosovës me ndihmën e Perëndimit (Amerika dhe BE-ja), “faza e parë qenka kryer”(!) Ndërkaq, rrubullakësimin, përkatësisht finalizimin e “Shqipërisë së Madhe” e konisedon të pashmangshëm, duke qenë e sigurt se “kjo do të ndodhë” me apo pa “fromalizimin e tyre” me anë të ndonjë traktati jurdik  shtetëror. 
 
Edhe në këtë pikëvështrim konkludues politik, Ana Filimonova nuk ia ka qëlluar në asnjë kuptim ngase pavarësimi i Kosovës (2008) sipas kushteve  nga ndërkombëtarët dhe sipas Kushtetutës së saj (15 korrik 2008) e ka të ndaluar të bashkohet me ndonjë shtet fqinjë.
 
Po, edhe sikur nesër të ndodhte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ky akt historiko-juridik dhe politik, në asnjë aspekt nuk do të mund të cilësohej si “bashkim” i ndonjë “Shqipërie të Madhe”, por vetëm si hap i rëndësishëm historik, politik, kombëtar dhe territorial  drejt ribahskimit të SHQIPËRISË ETNIKE, jo kurrsesi  të “Shqipërisë së Madhe’, përmbajtja e së cilës nënkupton pushtimin e territoreve të huaja të vendeve fqinje. Ky projekt famëkeq, i fabrikuara nga strategët dhe  nga “arkitektët” e Serbisë së Madhe, nuk figuron në mendjen e kombit shqiptar, as si doktrinë e as si praktikë politike  ngaqë historikisht shqiptarët njohin vetëm atë çfarë është e tyre-SHQIPËRINË ETNIKE (1878-2017). Kjo, do ribëhet, mos sot, nesër, ashtu si ndodhi me pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, do të ndodhë edhe ME  RIBASHKIMIN e territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE. 
 
Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit rajonal në kuptimin edukativo-arsimor, shkencor, kulturor, ekonomik dhe tregtar të Tiranës dhe të Prishtinës me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën, kjo formë e lidhjes së shqiptarëve nuk paraqet kurrfarë  faze të realizimit të “Shqipërisë së Madhe”, që “do të rrezikonte Jugun e Serbisë”, siç është shprehur naivisht Ana Filimonova, por është në frymën e plotë dhe të ligjshme të agjendës, të standardeve  dhe të programeve të  bashkëpunimit dhe të integrimit rajonal të Bashkimit Evropian (BE). Mbi këtë bazë, funksionon lidhja dhe bashkëpunimi i institucioneve të qeverisë së Serbisë me minoritarët e saj në Kosovë (plotësisht kanë të harmonizuar sistemin edukativo-arsimor, me planprograme, me tekste dhe me ndihma të tjera financiare. Atë që serbët e mësojnë në Beograd, të njëjtën e mësojnë, edhe serbët në Kosovë, duke filluar që nga Abetarja e deri në shkallën universitare).
 
Gjithashtu, edhe heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë nuk paraqet kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, as kurrfarë rreziku për Serbinë e as për Ballkanin, sepse është i njëjti territor shqiptar, cili, padrejtësisht ka qenë i ndarë dhe i copëtuar nga Serbia  dhe nga Mali i Zi (jo më pak se 100 vjet) sipas  vendimeve të padrejta të Fuqive të Mëdha të Evropës (1878; 1912-13; 1912-1920). 
 
Ia vlen të theksojmë se  analiza e theksuar e bashkëpunëtores së Akademisë së Shkencave të Rusisë, Aana Filimonova, se gjoja “Serbia dhe Ballkani janë në rrezik” nga “Shqipëria e Madhe” dhe nga “ Albanizimi i Ballkanit” nuk e ndihmojnë Serbinë, as serbët, që ta kuptojnë dhe ta pranojnë realitetin, se Kosova e as territoret e tjera të Shqipërisë Etnike, kurrë nuk do bëhen pronë legale e Serbisë dhe e serbëve.
 
Minoritetet serbo-shqiptare, të trajtohen sipas standardeve  evropiane dhe ndërkombëtare
 
Derisa shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, Serbia i trajton si “element migures” në territorin serb, ndërkaq, minoritetin serb në Kosovë  e konsideron si “element autkoton”, vështirë se shqiptarët dhe serbët, do të arrijnë ndonjë kompromis politik mbase një trajtim i këtillë është i papranueshëm si historikisht, ashtu edhe politikisht, sepse shqiptarët nuk janë “element migrues” as në Preshevë, as në Bujanoc e as në Medvegjë, por autoktonë  në territorin e Shqipërisë Etnike (II-XXI). Ndërkaq, minoriteti serb në Kosovë, është element migrues, invadues dhe kolonizues, që nga shekulli XIX (Kongresi i Brlinit, 1878; Konferenca e Ambasadorëve të Londrës 1912-1913; Konferenca e Paqes e Parisit, 1919-1920…etj.), e, edhe sot, viti 2017 të shekullit XXI.
 
Meqë, të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan, nuk  ekziston kurrëfarë “Shqipërie e Madhe”  e as kurrfarë strategjie gjithëkombëtare shqiptare për  të ashtuquajturin “albanizim ballkanik”,  por kemi të  bëjmë me kolonializmin terrorist serbosllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese, (edhe politika, edhe shkenca shqiptare) të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdorë si instrumentin më të përshtatshëm politik , jo vetëm për t’i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore, të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, por edhe për t’i “rinovuar” ato si “vlera demokratike” në favor të trendeve më të reja të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane.
 
Derisa heshtim, dhe e sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbosllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të “ ligjshme” dhe, si të “ drejtë pushtuese” mbi Kosovën dhe mbi Shqipërinë Etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1844-1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë ( ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhanat, legjendat, mitologjinë “ e ligjshme”, të shkruara nga “klerikët e baltës”, si edhe fenomenin e shpifur “terrorizëm shqiptar”, po orvatet ta zhbëjnë të drejtën e natyrshme historike të ligjshme-të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan.
 
Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav, që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, t’i mbajë edhe më tej me dhunë nën jursidiksionin kolonial, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme, sepse përbëjnë vepër penale(krim) ndërkombëtar. Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare, e di mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dijnë, edhe më mirë, edhe aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vëjnë në “rend dite”, si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimiozhet dhe po shterohet, duke “vrapuar” , që të zërë “trenin e fundit” të standardizimive teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së  Shqipërisë Etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbosllav)) gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar, as sot, në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së “drejtës pushtuese” serbomalazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë Etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot është tejet heterogjen dhe i zhbalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të “aksidentuar” në ceklinë, si pasojë e avarisë së “motorit të brendshëm” të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX  e këtej.
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...