Published On: 24 Nëntor, 2016
Bota |

Alarmohet Evropa: ISIS-i mund të përdorë armë kimike në vendet evropiane

Militantët e ISIS-it që po ikin nga Siria, pasi që i ashtuquajturi kalifat është duke u shkatërruar, ka mundësi të përdorin armë kimike kur të kthehen në vendet e tyre të origjinës, paralajmëron Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike.

“Duket se njëri nga rreziqet më të cilat duhet të përballemi dhe të jemi përgjegjës – meqë ISIS-i ka mësuar si të bëjë gaz mustardë – është se fatkeqësisht njëri nga njerëzit që ka mësuar si të prodhojë armë kimike kthehet në vendet tona dhe ndihmon në kryerjen e sulmeve të ngjashme,” ka thënë Philippe Denier, drejtor në divizionin e verifikimit të kësaj organizate, transmeton Express.

Ai i ka bërë këto komente dje gjatë një konference për media në Paris.

Shërbimet e inteligjencës dyshojnë se ISIS-i i ka përdorur zonat nëpër Siri dhe Irak për të prodhuar versione rudimentare të agjenteve të fshikave të mustardit sulfur, i cili është i ndaluar në bazë të ligjeve ndërkombëtare./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...