Published On: 1 Gusht, 2017

Alarmi/ Toka po jeton me kredi. Në 2 gusht mbarojnë rezervat e vitit

Që nesër, e mërkurë 2 gusht, Toka fillon të jetojë me kredi. Ose thënë ndryshe  jashtë kapacitetit të asaj që planeti mund të sigurojë për banorët e vet. Në vetëm 7 muaj për të vazhduar të pimë, të hamë, të ngrohemi të udhëtojmë ne duhet të shkatërrojmë ekosistemet dhe të prishim aftësinë e tyre rigjeneruese.

Ky borxh ndaj planetit vjen sepse ne presim pyje me një rritëm më të madh se ai i rritjes së tyre, ne nxjerrim nga deti më shumë peshq sesa lindin çdo vit, ne hedhim në atmosmferë më shumë karbon sesa mund të absorbojnë deti dhe pyjet.

Kjo ditë e “tejkalimit të tokës” (Earth overshoot day-përkth Lapsi.al) kalkulohet për çdo vit nga Global Footprint network, një istitut kërkimor i bazuar në Kaliforni. Në bazë të 15 mijë të dhënave statistikore që ai merr nga OKB-ja, ai përllogarit dëmet që njeriu i shkakton planetit. Lapsi.al e ka ndjekur raportin e tij të frikshëm dhe shifrat janë alarmante. Sipas tyre mër konsumin e sotëm planeti duhet të ishte 1.7 herë më i madh.

Por e keqja nuk është vetëm kjo. Po të shikosh statistikat përgjatë viteve gjendja bëhet edhe më shqetësuese.

Toka sipas tyre ka qenë e vetëmjaftueshme në vitin 1961 me çerekun e rrezervave të saj të pashfrytëzuara. Ajo filloi të bëhet defiçitare në vitet 1970. Dhe data e tejkalimit dhe të jetesës mbi mundësitë e saj po afrohet me rritme të frikshme. Ajo shënonte 5 nëntor në vitin 1985. 1 tetor në 1998. 20 gusht në 2009. Për të mbërritur nesër në 2 gusht për këtë vit.

Ky shterrim i pandalshëm i mundësive ka si konseguencë shpyllëzimin, mungesat e ujit, shkatërrimin e biodiversitetit, por jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë katastrofë.

Përshembull për nivelin e jetesës të australianëve apo amerikanëve do të duheshin 5 planete për të jetuar. Ose nëse e shohim në rrang shtetesh Japonia do të kishte nevojë për një sipërfaqe 7 fish më të madhe për të kënaqur nevojat e saj. Po të bësh një lloj tjetër krahasimi vëndet e pasura bëjnë një dëm pesë fish më të madh sesa vendet e varfra.

Megjithëse një institute shumë i respektuar dhe që është pikër reference për këto lloj studimesh Global Footprint Network, po aq edhe është kritikuar për mënyrën e tij të llogaritjes dhe për mbledhjen e shifrave.

(Përgatiti Lapsi.al-burimi Le monde)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...