Published On: 22 Tetor, 2016

Alarmi i mediave britanike: Po vijnë rusët

Një ditë më parë, mediat britanike kishin lëshuar alarmin: Po vijnë rusët.

Një flotilje ruse kaloi Kanalin Anglez për të mbërritur pranë brigjeve siriane.

Anija kryesore ishte aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”.

Flotilja me tetë anije lundroi kërcënueshëm pranë ujërave britanikë në drejtim të Mesdheut lindor.

Një hulumtues i njohur në fushën ushtarake, britaniku Nigel Scutt e ndoqi nga pranë këtë parakalim force.

“Nuk do e harroj kurrë. Është thuajse e pamundur të shohësh një flotë të tillë ushtarake në ditët e sotme. Ishte fantastike. Kam parë nëndetëse ruse teksa kalojnë Kanalin, por këtë herë ishte ndryshe”.

Por ndryshe nga një ditë më parë, sot mediat britanike kanë vendosur të ‘thumbojnë’ flotiljen ruse.

Daily Mail shkruan se është një flotë e ndryshkur, që lëshon tym dhe që kanë mbetur si relike nga koha sovjetike.

Nga ana tjetër, britanikët dhe NATO dërguan për shoqërimin e flotiljes disa prej anijeve më të mira në botë, si për shembull HMS Dragon, destrojeri më i mirë në botë.

Aeroplanmbajtësja e vetme ruse, Admiral Kuznetsov, në të vërtetë kurrë nuk lundron larg nga ‘porti shtëpi’ në Severomorsk.

Ajo nuk del kurrë pa rimorkiatorin e nevojshëm.

Kjo për shkak se kjo relike e Luftës së Ftohtë ka vazhdimisht probleme.

Analistët janë të bindur se lëvizja e flotiljes ruse, më shumë se për mision luftarak, ka për qëllim të tregojë forcën ndaj Perëndimit.

Një zyrtar rus tha se “Admiral Kuznetsov” mund të zgjidhë çdo problem ushtarak, kudo që të shkojë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...