Published On: 29 Maj, 2017

Alarm tronditës: Analisti amerikan paralajmëron – Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë

Secila parti në Kosovë duhet t’i kontrollojë në mënyrë të përpiktë aktivistët e saj dhe mediat për të pastruar veten nga paratë ruse që janë investuar në çfarëdo rasti për profit politik dhe strategjik.

 

Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC dhe njohësi i proceseve politike në Ballkan, Janusz Bugajski.

Sipas tij, ku ka korrupsion të shfrenuar paratë ruse mund të injektohen për të ndikuar në pozicionin e disa politikanëve.

Ndërhyrja dhe ndikim rus është konfirmuar se ka ndodhur edhe në shtete të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Mal të Zi. Ndërkohë që, edhe në zgjedhjet e fundit në SHBA, Rusia ishte dyshuar se ka ndërhyrje në procesin zgjedhor.

LEXO edhe: Asnjë përbërje e qeverisë s’do ta ndalë Specialen

“Moska ka bërë një rrugë të gjatë në politikën e Kosovës Sidoqoftë, ku ka korrupsion të shfrenuar paratë ruse mund të injektohen për të ndikuar në pozicionin e disa politikanëve. Moska gjithashtu mbështetet në mjetet financiare dhe stimuj të ndryshëm për të krijuar konflikte dhe kaos në shoqëri të caktuara dhe të synuara”, ka thënë Bugajski në intervistën e tij dhënë “Zërit”.

Më tutje, ai ka shtuar se nga dëshmitë në vende të tjera në Evropë shpesh janë politikanët më nacionalistë apo populistë që i nënshtrohen operacioneve të influencës së Kremlinit për të minuar stabilitetin rajonal.

“Secila parti në Kosovë duhet të kontrollojë në mënyrë të përpiktë aktivistët e saj dhe mediat për të pastruar veten nga paratë ruse, që janë investuar në çfarëdo rasti për profit politik dhe strategjik”, ka përfunduar ai.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...