Published On: 9 Maj, 2016

Alarm nga sizmiologët: Tërmeti i madh po vjen

Ngjarjet e para në filmin 2012 mund të bëhen realitet. Këtë herë nuk është parashikim i Mayave të lashtë, por alarm i një grupi sizmiologësh me famë ndërkombëtare.

“E çara e San Andreas është bllokuar, e mbushur dhe e gatshme që të shpërthejë”, kanë bërë të ditur studiuesit në Konferencën Kombëtare të Tërmeteve në Long Beach, Kaliforni.

E çara (një frakturë e litosferës së Tokës) lëvizi në mënyrë të konsiderueshme në vitet 1857 dhe 1906, pastaj më pak në vitin 1989, gjithmonë me pasoja shkatërrimtare, dhe “është në një fazë qetësie prej shumë kohësh”, thotë Thomas Jordan, drejtor i Qendrës së Tërmeteve të Kalifornisë së Jugut.

Alarmi nuk është i pabazë: në 100 vitet e fundit, pllaka amerikano veriore ka lëvizur drejt veriperëndimit me pothuaj 5 metra, por fraktura e San Andreas nuk i ka shkarkuar tensionet që ka akumuluar.

Dhe ky fakt përbën një përjashtim, po të shohësh sjelljen e saj në të kaluarën. Tërheqja e vëmendjes për rreziqet e këtij lloji është gjithmonë një “bast”, por apeli ka qëllimin e shpallur që të japë një shkundje për politikanët dhe institucionet, me qëllim që këta të verifikojnë kushtet e sigurisë së shërbimeve thelbësore, nga ujë-shpërndarësit deri tek sistemi i kanalizimeve dhe ndërtesat publike.

Disa vite më parë, një raport i shërbimit gjeologjik të SHBA demonstronte se një tërmet i shkallës 7.8 përgjatë frakturës mund të shkaktonte mijëra të vdekur dhe dëme me vlerë miliarda dollarë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...