Published On: 22 Tetor, 2016

Aktorja e njohur: Një ditë pas kimioterapisë, asgjë nuk është e bukur…

Ajo po lufton me kancerin, por nuk e humb energjinë pozitive.

Ylli i serialit të famshëm Beverly Hills, Shannen Doherty dëshmon me fotografi bardh e zi efektet e kimioterapisë.

“Një ditë pas kimioterapisë, asgjë nuk është e bukur dhe nuk shkon sic duhet. Nuk mund të kërcesh, nuk mund të hash, të pish, por as të mendosh për ditën që do të vijë. Pastaj vjen mendimi, se nuk mund t’ia dalësh. Por dhe kjo kalon. Pas dy ditësh apo 6 të tilla, vjen momenti që mund të lëvizësh dhe të vësh cfarë dëshiron. Shpresa është e mundur. Mundësia është e mundur. Në familjen time të gjithë vuajnë për shkak të kancerit tim, por qëndrojnë kurajozë. Qëndrojmë të fortë, qëndrojmë pozitive”.

Kështu shkruan Shannen në Instagram duke futur dhe fotografitë.

Aktorja 45-vjecare ka nisur në rrjetin social publikimin e fotografive të saj, aktuale dhe të së kaluarës. Ajo tregon se 5 vite më parë, kur dhe u martua, vendosi bashkë me të shoqin të ndërmerrnin udhëtime. “Aventurat na e bënë jetën më të bukur”, thotë ajo, ndërsa i kthehet realitetit duke publikuar të tjera fotografi me kokën e qethur. Shumë fansa e inkurajojnë dhe i thonë që të mos dorëzohet kurrë përballë sëmundjes së ligë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...