Published On: 5 Korrik, 2017

Aktakuzë për udhëheqësin e partisë: Ofroi 50 euro për një votë

Prokuroria Themelore në Pejë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Pejë një aktakuzë kundër të pandehurit A.S. për vepër penale të dhënies së ryshfetit lidhur me votën.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S. më 26 Maj 2017 rreth orës 15:26 në fshatin Vitomiricë të Pejës, i ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që ta votojë partinë NDS e cila udhëhiqet nga i pandehuri. Ai përmes rrjetit social Facebook i kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim të një shume prej 50 euro si dhe ofrimin e shpenzimeve të rrugës.

I pandehuri me këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50 euro në këmbim të votës së votuesve ka përmbushur elementet e veprës penale, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila vihet në barrë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...