Published On: 28 Tetor, 2016

Aktakuzë kundër Fatmir Limajt për krime lufte

Është ngritur aktakuzë kundër liderit të NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, përcjell GazetaBlic.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë për veprën penale krimi i luftës kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, rasti për të cilin akuzohet Limaj ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi, transmeton GazetaBlic.

Kjo është komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UCK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj , i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...