Published On: 29 Tetor, 2016

Aktakuza ndaj Limajt, kryesia e Nismës: Bollni më! E keni tepruar me gjithçka

Kryesia e Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, thotë se kjo aktakuzë është tendencioze, linçuese dhe thjeshtë përndjekje ndaj Limajt.

“Sikur nuk mjaftuan aktakuzat për krime lufte në Tribunalin e Hagës, për të vazhduar me aktakuzë në rastin “Kleçka”, aktakuzë në rastin MTPT, dhe tani u sinkronizua edhe një aktakuzë e re ndaj tij. Z. Limaj, dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së, në Tribunalin e Hagës, rasti “Kleçka” përfundoi me aktgjykim që rezultonte në pafajësinë ndaj akuzave që i mvisheshin, në horizont është përfundimi i rastit të MTPT-së, dhe kur çdo gjë rreth këtij rasti do të përfundoj në favor të zotit Limaj, aktakuza e ngritur dje, ka për qëllim të vetëm përndjekjen ndaj tij dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën dhe drejtësinë. Bollni më! E keni tepruar me gjithçka. E tërë aktakuza është e ndërtuar në bazë të shpifjeve, që qëllim të vetëm ka degradimin e Luftës së UÇK-së, dhe linçimin e protagonistëve të dëshmuar të kësaj lufte”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

Kryesia e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, kundërshton këtë aktakuzë duke besuar se “kjo aktakuzë në mungesë të fakteve dhe provave nuk do të konfirmohet”.

Kryesia e Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, thotë se ka besim të madh në liderin e vet “të pakontestueshëm”, e mbështetë dhe i qëndron afër në çdo situatë dhe “shprehim gjithë admirim ndaj tij dhe veprës së tij, si në luftë e po ashtu edhe në skenën politike të pasluftës”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...