Published On: 29 Tetor, 2016

Aktakuza ndaj Fatmir Limajt, reagon edhe bashkëshortja e tij – këto janë fjalët e saj!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limaj, për veprën penale “Krimi i Luftës kundër popullatës civile”.

Sipas aktakuzës, transmeton Telegrafi, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 tetor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Pas kësaj ka reaguar edhe Limaj.

Sipas Limajt, ai më nuk është përballë drejtësisë, por përballë organeve të ndjekës.

Përveç tij, sot ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Arlinda Balaj.

Duke përshkruar kronologjinë e ngjarjeve me të cilat është përballur Limaj, ajo ka thënë se

Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:

Kronologji e proceseve te Fatmir Limaj

Si fillim ju lutem te ndani pak kohe t’i lexoni.E di qe eshte pak gjate,por mendojeni qe ne nuk i kaluam duke i lexuar per 5 minuta,por duke i perjetuar me vite te tera.

-Dy vite liri 2000-2002,askush si kemi shijuar.Per dy vite te gjithe ishim as ne toke,e as ne qiell,gje qe ishte normale kishim fituar gjene me te shtrenjte -Lirine.

Janar 2003 pas dy viteve liri ngritet aktakuza e pare ndaj Fatmir Limaj nga Tribunali i Hages.

Me 27 janar konfirmohet kjo aktakuz qe zgjat plote 3 vite,3 vite heqje lirie per Fatmirin.

Me 30 nentor 2005 shpallet i pafajshem.

Ne vitin 2007 partia te cilen ishte pjese e saj per here te pare fitoi zgjedhjet dhe Fatmiri merr postin e Ministrit te Trasportit,qe pa dyshim ishte ministri me i suksesshem i te gjitha koherave.

Nuk ka njeri qe kalon ne autostraden tone e qe nuk thote:”valla kem pshtu me kete autostrade”.

Spo futem ne te gjitha arritjet e tij gjate kohes sa ishte minister,nese nuk i keni kuptuar deri tani,nuk do t’i kuptoni kurre.

Ne vitin 2009 fillojne te zihen intrigat ne kuzhinat e njerzeve qe nuk mund t’ia pranoni sukseset.

Me 28 prill 2010 behet ajo bastisja e famshme qe te gjithe e mbani mend,sepse per gjera te kqija jemi shume te prirur t’i kujtojm.

Bastisja behet gjoja per keqperdorim dhe vjedhje te 80 milion eurove dhe per qudi para se te ndodh kjo ne mediat serbe ishte shkruar qe Limaj do te akuzohet per shumen e 80 milion eurove.Interesant si ata e dinin para se te ndodh rastii,vlersojeni vet….

Kjo me pas vazhdon me deklarata e shkrime bombastike,besoj edhe keto i kujtoni.Te gjitha ishin qdo dite ne gazeten Koha Ditore qe ishte nje mbeshtetese e madhe per demtim te imazhit te Fatmirit

Kjo ishte loja e tyre per te vazhduar me pas me akuza per krime lufte.

Kuptohet e pregaditen terenin mire

Kush do e perkrahe nje Komandant qe akuzohet se vjedhi 80 milion euro?

Por fatmirsisht nuk ju doli siq e menduan,populli asnjeher nuk e la Fatmirin pa perkrahje.

Me 25 korrik 2011 ngritet aktakuz ndaj Fatmirit dhe shokeve te tij per krime lufte,Rasti Kleçka.

Me 2 shtator 2011 konfirmohet dhe per 9 muaj vazhdon procesi gjyqesor.

Me 2 maj 2012 shpallen te pafajshem.

Vazhdon loja e radhes…

Me 16 nentor 2012 ngritet aktakuz per MTPT.

2010 bastisja ne fund te 2012 akuza..Interesant aaa…

3 vite hetim per gjithe ato prova qe kishin ne 2010

Vazhdon Kleçka…

Me 25 nentor 2012 kthehet ne rigjykim,dmth 10 dite pas akuzes per korrupsion,ku populli ende e kishte ne koke akuzen e korrupsionit.

Dhe leshohet urdher arrest ndaj Fatmirit,ku edhe burgoset para festes se 28 nentorit.

Gjithmone loja e njejte,fillimisht korrupsioni pastaj krimet e luftes.

Me 17 shtator 2013 per here te dyte shpallen te pafajshem

Çka tash?..Si t’ia bejme?Çfare te bejme?

Sigurisht per gjana te kqija problem me na nzan ngusht…

27 shkurt 2014 ngritet aktakuz per MTPT 2 ,tash jo vetem ndaj Fatmirit por edhe ndaj dy vellezerve te tij.

Nje dite para themelimit te partis,çfare koincidence apo?..

Krejt familja te akuzuar…

Me 5 mars 2014 konfirmohet aktakuza per MTPT1

Me 6 mars 2014 hidhet poshte akuza per Demir e Florim Limaj

Kjo nuk ju dhezi-keq per ta…

Me 20 gusht 2015 rikthehet Kleçka per here te trete…

Me 15 maj 2016 perfundimisht shpallen te pafajshem nga Gjykata e Apelit me vendim te formes se prere.

MTPT vazhdon me lojra ende..

Dhe tani na del dhe rasti Bellanica me aktakuzen ma banale qe keni mujt me degju ndonjeher:

“Pse se ke parandalu nje vrasje qe ka ndodh gjate luftes”

Kush mund te flet ketu per drejtesi?

Kjo eshte presekutim,ndjekje kjo me gjithqka mund te kete lidhje veq me drejtesiii kurrreee.!

Ky nuk eshte shtet definitivisht..

Nentori qenka muaji jone i tersit…(sic) /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...