Published On: 21 Prill, 2017

Akt vandal në Obiliq, mbishkrimi “Kosova është zemra e Serbisë” në muret e shkollës (Foto)

Një akt vandal ka ndodhur në fshatin Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Në shkollën “Pandeli Sotiri” të këtij fshati janë vendosur mbishkrime “Kosova është zemra e Serbisë” në gjuhë serbe e edhe stema çetnike serbe e njohur me 4 S, raporton Periskopi

Kjo ka ndodhur një ditë më parë, Komuna ka reaguar duke i pastruar muret, Policia po merret me rastin por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi bënë thirrje për qetësi tek të gjithë banorët dhe thotë se rasti është në duart e drejtësisë.

Gashi për Periskopi. com thotë se me të marr informacionin kanë dal në vend ngjarje, bashkë edhe me Policinë, kanë marr të dhënat dhe po hetohet rasti.

Ai bënë të ditur se Drejtori i Shërbimeve Publike bashkë me kompaninë e kontraktuar i kanë ngjyrosur sot, e premte, muret sërish duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.

E Policia që po hetojnë rastin, nuk pranojnë të flasin nëse kanë ndonjë të dyshimtë, me arsyetimin se mund të ndërhyhet në hetime.

“Kemi mbajtur një takim me zyrat lokale të komuniteteve dhe nënkryetarin, e kanë dënuar këtë veprim që të gjithë. Gjërat e tilla kontribuojnë destabilizimit të situatës në vend. Nuk kemi pasur probleme serioze deri më tani të bashkëjetesës në Plemetin. Aty ka komunitete të përziera, shqiptar, serb dhe romë. Veprimet e tilla i dënojnë edhe vet qytetarët”, thotë Gashi për Periskopi.com

Ai ka bërë lutje te të gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe që veprimet e tilla të mos ndikojnë në jetën dhe fqinjësinë që kanë në atë fshat.

Thotë se të gjithë duhet të bashkëpunojnë që të mos ndodhin gjera të tilla./ Periskopi

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...