Published On: 25 Gusht, 2017

Aksion për të ndihmuar fëmijët e familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor

Maniakë t’Leximit në bashkëpunim me organizatat e bamirësisë “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “NDI”, si dhe me American Corner of Kosovo organizojnë sot aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

Vullnetarët e grupeve do të bëjnë grumbullimin e gjësendeve të natyrës shkollore në sheshin “Skenderbeu” nga ora 12 deri në ora 19.00.

Ata me këtë rast bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e aksionit, të kontribuojnë duke sjellë çanta krahu, çanta të vogla për lapsa, fletore, lapsa, kimik, ngjyra, vizore, kompas, pentagram, bllok vizatimi, libra të shkollës së mesme, etj.  Çantat e krahut, librat, dhe çantat e lapsave mund të jenë të përdorura, por jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra./KosovaPress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...