Published On: 22 Prill, 2017

Aksion kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Sot në sheshin “Nënë Tereza”, do të ketë një aksion me të cilin do të bëhet thirrje kundër ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit nga aktivistët, materiale informuese në lidhje me ndotjen e ajrit dhe ndikimin e saj në shëndet, shpërndarje të maskave kundër ndotjes së ajrit, si dhe thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, që të punojnë në mënyrë sistematike në marrjen e masave gjatë periudhave kur ndotja e ajrit fillon të rritet, janë vetëm disa nga aktivitetet që do të ndodhin sot në shehsin e kryeqytetit.

Ky aksion është organizuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim – SFCK, në mbështetje nga Komisioni Evropian.

Gjatë këtij aksioni do të ketë edhe mesazhe solidariteti për të gjithë ata që janë prekur nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ndotjes së ajrit. Kujtojmë se raporti i Bankës Botërore në Kosovë, ka përllogaritur rreth 835 vdekje të parakohshme çdo vit në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...