Published On: 5 Korrik, 2017

Aksion i madhë policor, rrethohet shtëpia e Agron Sylejmanit, vrasësit të disa aktivistëve të LDK-së

Policë të EULEX’it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, të kamufluar me maska kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit sot në orët e mëngjesit, raporton Gazeta Express.

Aksioni në fjalë, që po zhvillohet në Kushevicë të Podujevës, është konfirmuar për Gazetën Express nga zyrtarë të PK’së, por sipas tyre detaje shtesë mund të japë vetëm EULEX.

Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK’së Haki Imeri në nëntor të vitit 1999. Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Imer Imeri i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë  të UÇK’së.

Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK’ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati.

Djali i të ndjerit, Haki Imeri, Kastrioti, kishte treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, kishte pohuar Kastriot Imeri.

Ndryshe, aksioni i sotëm policor ka ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale e cila pritet të merret edhe disa raste të vrasjeve që konsiderohen të motivuara politikisht. /GazetaExpress/.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...