Published On: 25 Prill, 2017

Aksidentohet vajza e Ibrahim Tatlises, prejardhja e saj nga nëna është shqiptare (Foto)

Vajza e Ibrahim Tatlises ka pësuar një aksident, i cili pothuajse nuk i morri jetën.
Dilan Çitaku pësoi aksident në rrugët e qytetit të Stambollit pasi humbi kontrollin mbi veturën.

E gjithë kjo ndodhi kur bukuroshja ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe rrugët e Stambollit ishin të lagura si pasojë e rënies së shiut të pandërprerë, transmeton Telegrafi.

“Jeta e njeriut me të vërtetë është e lidhura me sekondat. Për një moment mendova se vetura nuk do të ndalet. Jam fatlume që nuk e godita askënd dhe shpëtova lehtë”, tha pas aksidentit bukuroshja turke.

Ndryshe, këngëtarja 27-vjeçare është bija e Tatlises dhe afaristes, e cila besohet se ka prejardhje shqiptare, Isil Çitaku.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...