Published On: 21 Tetor, 2016

Aksidentohen tri vetura në Gjilan, humb jetën një person

 

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në fshatin Budrig të komunës së Gjilanit, me ç’rast ka ndërruar jetë një person.

Viktima është mashkull, njofton policia.

“Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku si pasojë një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa dy meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...