Published On: 5 Gusht, 2017
Bota |

Aksident tragjik në Turqi, 6 të vdekur

Aksidenti ka ndodhur kur, për arsye ende të panjohura, autobusi me pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga.
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 36 janë lënduar si pasojë të një aksidenti në trafik i cili ndodhi në rajonin Amasya në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur kur, për arsye ende të panjohura, autobusi i cili ka bartur pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga. Në vendin e ngjarjes ndodhet një numër i madh i auto-ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët po trajtojnë të lënduarit. Personat e lënduar po transportohen në spital, ndërkohë që po bëhet edhe identifikimi i udhëtarëve që humbën jetën.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...