Published On: 19 Qershor, 2017

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset dhunshëm fëmija

Një aksident me një fëmijë të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Tiranës.

Burime nga policia bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:22, tek rreth rrotullimi i Bathores, ku një automjet ka aksidentuar vajzën e mitur M.S., e cila është dërguar në “S.Q.U.”, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas aksidentit, drejtuesi i makinës nuk i ka ardhur në ndihmë vajzës, së plagosur, por i ka dhënë gaz dhe është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...