Published On: 27 Tetor, 2016

AKA dhe MASHT me programe pa perspektivë

  • Arsimi në Kosovës kërkon strategji afatgjate

Milazim Maraj

Në  nivelin parashkollor dhe parafillor nuk ka kuadër të mjaftueshëm adekuat as pas 17 viteve në shtet të lirë. Kontrollimi dhe vlerësimi i tyre nuk behët sepse DKA nuk ka kuadër adekuat për të kontrolluar këtë gjendje, kurse MASHT nuk ka inspektor të mjaftueshëm. Në këtë nivel për shkaqe të ndryshme dhe të pa trajtuara nuk janë përfshire  të gjithë fëmijët që do të regjistrohen në shkollë fillore vitin në vijim. Jo në të gjitha këto institucione janë të formuara dosjet individuale të  fëmijëve të cilat mbajnë shënime të mjaftueshme për zhvillimin gradual fizik dhe mental të fëmijëve. Dosjet nuk janë studiuar nga grupet më kompetencë profesionale që do të duhej të përcillen të mësuesi-ja në klasën e parë bashkë më rekomandimet e eksperteve dhe mësueses-it. Më këto dosje dhe zhvillimin e nxënësit gjithmonë duhet të konsultohet prindi.  Në këtë mënyrë edhe prindi do të ndihmonte dhe  do të ndihmohej, që të bëjë më të mirën për fëmijën e vet. Mësuesi do të  duhej ta njoftoj  drejtorin e shkollës nëse ndonjë nxënësi për arsye të ndryshme i mungon ndihma e prindit.  Kjo ndihmë do të duhej të plotësohet nga pedagogu, psikologu, mësuesi kujdestari i klasës apo të gjithë bashkë. Trajtimi më përkushtim i nxënësve nga faktorët e përmendur më herët do të duhej të jetë i vazhdueshëm dhe të përcillet më vërejtje, sugjerime, këshilla dhe rekomandime.  Në klasën e –I- të shkollës fillore ka probleme të regjistrimit të nxënësve. Prindi insiston të regjistroj fëmijën e vet të mësuesi-ja më e mirë. Është e drejt e prindit të zgjedh mësuesin më të mirë. Por a din prindi cili është mësuesi-ja më i mirë?. Ku i merr vlerësimet?. Kjo tani del si e metë, e organeve kompetente të shkollës, që nuk i debaton haptas, sukseset dhe të metat e mësuesve. Drejtoria e shkollës dhe DKA-të duhet  kenë pasqyrë të çartë për cilësinë e mësimdhënies së këtyre mësuesve. Të organizoj dhe trajnoj mësuesit në fushat ku ata kanë nevojë dhe të merr edhe masa tjera në kuadër të kompetencave që i ka drejtoria e shkollës dhe DKA, për të përmirësuar cilësinë në mësimdhënie. Mësuesi që edhe pas masave të parapara nuk ka përformancë të mirë duhet të i merret licenca e punës. Kjo duhet të behët që të mos dëmtohen fëmijët nga mësuesi i pa përgatitur dhe që nuk përgatitet. Prindërit janë fare jashtë funksionit në procesin mësimor.

Testi i klasave të pesta edhe  këtë vit ishte test pilot. Por është një nismë e mbarë. Nxënësit mësojnë, së pas vlerësimit të mësueses-it, ka edhe një vlerësim tjetër dhe këtë vlerësim e bënë dikush tjetër. Por ky vlerësim nuk u përcoll më procedurat e mëtejme  për orientimin e nxënësve në SHMU. Për këtë sistemi i arsimit nuk është i përgatitur. Madje në asnjë nivel. DKA në përbërjen e tyre kadrovike nuk kanë kuadër adekuat. Pedagog, psikolog, sociolog, mjek   etj ,që profesionalisht  dhe vazhdimisht do të trajtonin këtë çështje. Në klasën e VI nxënësi nuk përcillet më dosje. Sistemi i mësimit klasor tani ndryshon nga ai lëndor. Kujdestari i klasës nuk i njeh në nivel të mjaftueshëm nxënësit që i kanë ardhur nga klasa e –V-. Pra pa një këso përgatitje; mësimi  në klasën e- VI- fillon më këto vështirësi të cilat pa dyshim do të ndikojnë keq, në ngritjen normale të nxënësit.

Në klasat e IX behët testi, ka rëndësinë e vet  të vlerësimit më gjithë mangësitë që e përcjellin. Por orientimi i nxënësve në karrierë  përsëri nuk behët. Nxënësit janë të okupuar nga shumë dukuri  që nxënësin e pengojnë për të u orientuar në karrierë. Praktika tregon së këto dilema duhej të eliminohen shumë më herët, gradualisht dhe arsyeshëm që nga klasa e –V-.  Madje në këtë situatë të regjistrimit (rrëmujë) ka edhe keqpërdorime të natyrave të ndryshme që në fund qoftë për gabimin e nxënësit, prindit,drejtorit apo DKA –së etj, pëson nxënësi. Pasojat  janë të rënda dhe do ta përcjellin gjatë tërë jetës. Në disa shkolla behën edhe veprime të kundërligjshme sepse mbetën hapësira të zbrazëta që lejojnë këtë mundësi ose që nuk mund të kontrollohen nga SIA më kohë dhe më vonë efekti i veprimit është juridikisht i dobishëm por praktikisht i dëmshëm për nxënësin. Kjo mungesë e përgatitjes  dhe orientimit më kohë stimulon luftën për regjistrim jo korrekt, të dëmshëm për nxënësin dhe gjeneratën në përgjithësi. Faktorët më të shpeshtë  që ndikojnë ne regjistrimit jo korrekt janë: Pamundësia e krijimi të vizionit të çart për të ardhmen e vet, përcaktimi i objektivit për arritje, marketingu i shkollave, autoriteti i më hershëm i shkollave, shoqëria e nxënësve,dëshira e pa arsyeshme  e prindërve, mungesa e sqarimeve të  nevojshme dhe përgatitjet paraprake për regjistrim. Këta faktor dhe shumë të tjerë që kanë ndikim negativ në regjistrimin e nxënësve në karrierë dalin në mungesë të trajtimit të vazhdueshëm profesional nga DKA-të. Pra mungojnë vlerësimet e vazhdueshme dhe trajtimi i tyre nga grupet konsulentë, profesionale që këtë çështje shumë të rëndësishme  ta trajtonin bashkë më prindër që nga klasa e –V-. Këto grupe as që janë formuar. Janë përmendur më një herë pas lufte në strategjinë e par të MASHT.

Pranimi i nxënësve më numër të madh dhe të shtuar gjatë vitit ndikon në uljen e cilësisë në mësimdhënie dhe ul  nivelin e mësim nxënies  për terë klasën si në SHFMU ashtu edhe në shkollat e mesme të larta. Numri i nxënësve. 32 rrallë dhe gati kurrë nuk respektohet në  gjimnaze dhe në disa drejtime që janë më elite. Kështu grumbullohen nxënësit në shkollë pa kritere dhe në anën tjetër, krijohet përshtypje negative për  shkollat dhe drejtimet profesionale të cilat nuk arrijnë të sigurojnë numër të mjaftueshëm të nxënësve dhe në këto klasë regjistrohen ata nxënës që nuk kanë aplikuar apo  arritur të regjistrohen aty ku do të kishin sukses. Nxënësit që regjistrohen në shkolla të mesme profesionale ndihën të nënçmuar. Andaj bëjnë presion të prindërit që më çdo kusht të regjistrohen në gjimnaze ose shkolla të mesme të mjekësisë etj. Pra dëmi nga mungesa e  kësaj strukture funksionale në arsimin tonë, tani e sa vite po dëmton ardhmërinë tonë.

Qeveria e Kosovës do të duhej të planifikoj në strategjinë e saj kahet e zhvillimit të vendit dhe të planifikoj përgatitjen e kuadrove adekuate për plotësimin e vendeve të reja të punës së paku për 50 vite të ardhshme. Pastaj të hulumtohet edhe tregu i punës në  vend rajon dhe botë që të rinjtë tonë të shkolluar të kenë mundësi dhe perspektivë të mirë. Kështu  MASHT të planifikonte drejtimet dhe akreditimet  e programeve për të cilat vendi ka nevojë dhe ka mundësi punësimi. Pa këtë plan kemi hiperproduksion të përgatitjeve të pa planifikuara që tani nuk kanë mundësi punësimi.  Në Kosovë ka mbi 2000  kuadro të pedagogjisë dhe po gati aq të  sociologjisë dhe drejtimet të tjera  që njësitë akademike i përgatitin dhe  vazhdojnë të i përgatitin, pas diplomimit mbetën në rrugë. Ky potencial njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe do të ndikonte në zhvillim të gjithëmbarshëm të vendit sikur të  përgatitej  me  kohë dhe me planë. Është e pa justifikueshme për institucionet tona arsimore, kur të rinjtë tonë më diploma të fakultetit të punësohen ndokund në botë si  punëtor krahu ose qëndrojnë në Kosovë të pa punë, si rast social. Një faktor tjetër që e përcjell si dëmtues i vazhdueshëm këtë proces është pa përgjegjësia në punë. Kjo dukuri negative është e përhapur në të gjitha nivelet. Tani si duket nuk ka kush kënd ta kritikoj. Kështu njerëzit të cilët në punën e vet kanë defekte nuk kanë guxim të kërkojnë përgjegjësi sepse kërkesa e tij do të prodhonte kundërshtarë që i prishin punë në zgjedhje, ose nxjerr vetës punë më përgjegjësi, punë më të cilën duhet të ballafaqohet. Andaj veprimet e shumë institucioneve arsimore  janë jo adekuate dhe momentale, sipas rasteve; që prodhojnë ndikime negative ndonjë herë më përmasa të mëdha, por që heshtën dhe harrohen. Nga e terë kjo mbetët pasoja e kësaj dhune strukturale. Nga kjo pëson më i vogli  që në këtë rast është nxënësi i pa mbrojtur dhe më vonë e tërë shoqëria.

Është i vogël numri i drejtoreve të shkollave që e njohin udhëheqësin arsimore. E duan këtë punë, e bëjnë më përkushtim, janë krenar me punën, shkollën që e udhëheqin dhe e menaxhojnë. Më shumë nga këta janë servil të subjektit politike që i takojnë. Ata më shumë  kujdesën për marrëdhëniet servile më padronin dhe lavdërimin e tij, së sa më ngritjen e cilësisë në arsim. Në të shumtën e rasteve ;reagimi i Inspektorëve të Arsimit nuk zbatohet nga DKA nga së pengohet nga kryetaret e komunave. Është i mjerueshëm shpjegimi i  zyrtarëve për mos zbatimin e rekomandimeve. Kurse gjykata neglizhon më ngathtësinë e vet të pashpjegueshme.

 

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...