Published On: 26 Prill, 2017

Ahmeti t’i tërheq nënshkrimet nëse Zaev luan bishtin me Serbët

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti njëherit edhe personi kyç për stabilitetin e Maqedonisë, mund ti tërheq nënshkrimet për formimin e qeverisë së re me Zoran Zaevin pasi ky i fundit ka devijuar nga marrëveshja mes liderëve partiak, transmeton TetovaSot

“BDI është duke e marrë parasysh një tërheqje të mundshme të nënshkrimeve në mbështetje të qeverisë me Zoran Zaev, pasi LSDM është tërhequr nga pozicionet fillestare nga Platforma Shqiptare, sidomos në aspektin e ndryshimit të simboleve shtetërore, zgjidhja e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe” ka thënë për Dnevnik një funksionar i BDI-së

Sipas tij Zaev në një intervist për N1 të Serbisë ka thënë se është kundër gjuhës shqipe, himnit, stemës dhe gjenocidit.

“Sa i përket Deklaratës së shqiptarëve, imponohet  pyetja se cilin debat shqiptarët po e shtrojnë e të cilin ne po e kundërshtojmë? Këto janë çështje që lidhen me simbolet kombëtare: hymni, stema, emrit, mirëpo ne jemi kundër ndyrshimit të tyre. Jemi edhe kundër rezolutës për gjenocidin, kjo nuk na duhet. Duhet të shikojmë përpara dhe të ndërtojmë marrëdhenie miqësore’’, është shprehur Zoran Zaevi për N1 të Serbisë

Pas këtyre deklaratave të Zaevit në medium serb ka pasur revoltë të madhe tek shqiptarët dhe faktori politik shqiptarë.

“Ne jemi duke e marrë parasysh  tërheqjen nënshkrimeve në mbështetje të shumicës parlamentare dhe një qeverie të re. Zaev luan me shumë pika  nga platforma shqiptare. Në këtë rast  Ahmeti duhet qartë ti tregojë qartë atij se në qoftë se nuk është në përputhje me marrëveshjen, atëherë nuk ka shumicë parlamentare  dhe Zaev nuk do të bëhet kryeministër” ka deklaruar funsionari i BDI-së

Ndryshe Ahmeti dhe Zaev vazhdojnë të takohen për të ku pritet edhe një takim të ndodh sot e më pas të merren masa tjera për daljen nga ngërçi politik në Maqedoni./TetovaSot/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...