Published On: 27 Maj, 2017

Ahmeti nuk mohon koalicion paszgjedhor me LDK-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti – nga Lëvizja Vetëvendosje – në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se nuk është e pandershme kandidatura e tij për deputet, “pasi nuk ka të mirë më të madhe sesa të hiqen hajnat nga pushteti”.

Ai ka deklaruar se është duke e ushtruar edhe pozitën e kryetarit të Prishtinës, siç ka bërë para se të bëhej pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet pasi, sipas tij, “problemet e kryeqytetit trajtohen përmes një sistemi funksional”.

Ahmeti nuk ka mohuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi në pyetjen e gazetares nëse do të bënin koalicon me këtë subjekt, me kushtet e tyre, ai ka dhënë përgjigje pozitive.

“Koalicionet janë të mundshme vetëm kur pranohet programi ynë. Ne kemi bashkëpunuar edhe me AAK-në edhe me NISMA-n për të kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin. Por jo në të tjera gjëra. Ndoshta me atë rast e kemi pastruar dikë nga krimet që janë kry.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...