Published On: 29 Nëntor, 2016

Ahmeti: Ne jemi avangardë, S’ka betejë që nuk fitohet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fushatën zgjedhore e vazhdoi në Manastir, në qytetin historik ku lindi alfabeti shqip. Kryetari z.Ali Ahmeti i përcjellë nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatët për deputet të zonës, tha se BDI do të vazhdojë të luftojë për të mirën e qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë anë e mbanë Maqedonisë.

“Manastiras apeloni deri tek të gjithë që të jemi sa më bashkë. NE si shqiptarë patëm këshilltarë në Komunën e Manastirit, tanimë nuk kemi, pasi ne si shqiptarë në Manastir u coptuam në shumë tabore politike. Sa më bashkë të jemi, aq më të rëndësishëm do të bëhemi. BDI dëshiron që ju të bashkoheni. Edhe nëse me dikë keni ndonjë zemërim, duhet të falni njëri tjetërin. Duhet të hapërojmë guximshëm, duke u afruar me njëri tjetin. Nuk ka betejë që nuk fitohet, ne jemi të interesuar që këtu të realizojmë qëllime edhe më të larta. Ne jemi avangardë, ne cep më cep do të bëjmë përpjekje për ju, mirëpo u apelojë që të qëndroni sa më afër njëri tjetrit, me qëllim që të jeni sa më të fuqishëm në vendimarrjenë nivelin komunal”, deklaroi kryetari i BDI-s dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë shumë të rëndësishme për BDI-në por edhe për të gjithë shqiptarët. Ahmeti porositi banorët e Manastirit që të jenë syqelë dhe mos të kontribuojnë në fuqi-ngritjen e qarqeve të dyshimta antishqiptare.

“Ky mandat u përgjysmua, por edhe pse ndodhi kështu, ne si BDI mjaft kemi arritur. Unë jam kreanar që brenda këtij mandati u hapën mbi 2 mijë vende të punës, jemi në përkrahje të të gjithë investitorëve të huaj, pasi vetëm me vende të reja të punës ne mund të zbusim mirëqenien sociale të shqiptarëve por edhe gjithë të tjerëve në vend”, u shpreh Ahmeti. Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri përkujtoi banorët e Manastirit se njësia zgjedhore numër 5 ku bën pjesë dhe Manastiri është prej një rëndësie të veçant për BDI-në. Neziri gjithashtu tha se të jesh shqiptar në Tetovë, Gostivar, pse jo edhe në Shkup, në Çair është e lehtë, por të jesh shqiptar në Manastir, të ruash gjuhën e të parëve është shumë vështirë dhe për këtë BDI është mirënjohëse.

“Nuk ka dyshim se BDI do të fitojë, këtë jo që e themi ne, këtë e thonë edhe oponentët tanë politik. Ajo e cila na intereson neve, ajo që është sfidë e Shtabit Qëndror, është që BDI të arijë të sfidojë vetvetën, duke sfiduar rezultatin e vitit 2014. Jeni dëshmitarë që kohëve të fundit janë paraqitur disa subjekte politike tek shqiptarët pak muaj para zgjedhjeve, kjo nuk është e rastit. Coptimi i votave shqiptare në favor të kujt shkon? Kjo shkon gjithsesi se në favor të bllokut politik maqedonas. Çdo përçarje do të thotë edhe dobësm i subjektit politik të shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët duhet të përkrahin liderin e BDI-së, pasi vetëm në këtë mënyrë, shqiptarët në vendin tonë do të kenë një ardhmëri të mir” , u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

Neziri gjithashtu para banorëve të Manastirit tha se BDI për dallim nga oponentët e saj politik, ka realizuar një sërë projektesh. Falë politikave dhe vizionit të BDI-së, falë kuadrove të BDI-së, ju jeni dëshmitarë se nga 14 zona të lira ekonomike në Maqedoni, tre janë të hapura në pjesën e shqiptarëve. Jo vetëm që janë hapur por ne kemi thithur investitor serioz që do të ofrojnë një jetë më të mirë për qytetarët tanë.Krerët e BDI-së, para banorëve të Manastirit u zotuan se do të kujdesen për të gjitha vendbanimet shqiptare, përfshirë edhe Manastirin pasi BDI është një thesar që ka fituar mbi armiq, mbi të gjithë ata që shkruanin zi e terr për shqiptarinë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...