Published On: 15 Gusht, 2017

Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret në komunikim ndërkombëtar

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkon që gjuha shqipe të përdoret në komunikim midis Maqedonisë me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare.

Setup Timeout Error: Setup took longer than 30 seconds to complete.
Setup Timeout Error: Setup took longer than 30 seconds to complete.
 Sipas tij, ligji për përdorimin e gjuhëve që duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë deri në fund të shtatorit është fryt i kompromisit, por në të ardhmen, pikërisht përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar është çështja që pritet që të hapet.

“Marrëveshja e Ohrit. Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në kumunikim ndërkombëtar? Pse gjuha shqipe të jetë e ndaluar jashtë kufijve të Maqedonisë? Këto janë pyetjet të cilat mund të hapen dhe të diskutohet për to”, ka thënë Ahmeti, në një intervistë për portalin post.mk.

Për realizimin e këtyre kërkesave që po i parashtron lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, sepse tani për tani, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, gjuhë e vetme që mund të përdoret në kumunikim ndërkombëtar është gjuha maqedonase.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...