Published On: 27 Gusht, 2017

Agjenti grek Janullatos është përgjegjës për tentim vrasje ndaj At Nikolla Markut

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka akuzuar agjentin e Asfalisë greke, kryepeshkopin e vetëshpallur dhunshëm, Anastas Janullatos, i cili në vazhdimësi angazhohet për jetësimin e planeve shoviniste greke për helenizimin e jugut, tjetërsimin e shqiptarëve dhe ende mban peng Kishen Ortodokse Shqiptare. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përkrah kërkesën e At Nikolla Markut, që kisha autoqefale kombëtare shqiptare të drejtohet nga një Kryepeshkop me gjak shqiptari.

Ja postimi i plotë i kryetarit të LSHB-së:

Tentim vrasja ndaj At Nikolla Markut, erdhë si pasojë e mos guximit të organizatës terroriste greke “Agimi i Artë” për të hyrë në brendësi të territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë. Ardhja e shovinistëve grekë u parandalua pikërisht përshkak të kundërpërgjigjes së fuqishme të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Tentim vrasja ndaj At Nikolla Markut, nuk ishte i vetmi akt kriminal i 3 ditëve të fundit, fillimisht ka pasur dy raste të tjera; njëri nga Ambasada greke në Tiranë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë të cilat kanë tentuar eliminimin tim dhe disa anëtarëve të LSHB-së, si pjesë e planit terrorist grekë për eliminimin e atyre, që hapur kundërshtojnë politikën shtetërore terroriste të Greqisë shoviniste.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...