Kulturë Lajmi Levizes

Agjencia japoneze shpall Beratin në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë

Agjencia japoneze “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë. Mes tyre është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon. Klasifikimi është bërë në bazë të propozimeve nga 300 agjenci turistike

Mangalemi dhe Gorrica! Dy lagjet me karakteristike të qytetit. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.

Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje. /Agjensia e Lajmeve Sot News/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *