Published On: 14 Qershor, 2017

Agim milioneri

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot të dhënat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në këtë të dhëna , kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri po del të jetë I pasur.

Ai te pasuritë e paluajtshme ka deklaruar katër shtëpi ku njërën nga to e ka blerë  me kredi në vlerë prej 860 mijë eurosh,kurse tre të tjerat I ka të trashëguara, njëra nga to ka vlerën e 200 mijë eurove dhe dy të tjera nga 150 mijë euro.

Numri një i Mitrovicë s ka një tokë bujqësore të trashëguar nga prindërit e tij në vlerë të  6 milionë e 200 mijë eurove,

Poashtu në AKK ai ka deklaruar edhe një veturë në vlerë të 10 mijë eurove të tipit Audi Q7.

Bahtiri njëherit ka deklaruar edhe pagën vjetore si kryetar komune në vlerë të15,753.36, si dhe pagat e dy fëmijëve nga Holanda në vlerë të 336 mijë eurove.

Pos tjerash Bahtiri në Bankën Ekonomike ka të kursyera  5 mijë e 515 euro si dhe ka detyrime financiare prej 450 mijë eurosh.

Deklarimin e plotë të Bahtirit mund ta gjeni KËTU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...