Published On: 13 Qershor, 2017

Adem Salihaj: Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje për dështimin e LDK-së

Të nderuar anëtarë të LDK-së

Epilogu i këtyre zgjedhjeve tregoi atë që kam thënë unë dhe disa kolegë qe tri vite me radhë. Koalicioni që bëri Isa Mustafa me PDK-në, në kundërshtim të plotë me vendimet e partisë dhe me vullnetin e elektoratit të LDK- së, përqafimi i tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me urdhëndhënësit e vrasjes së veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, eleminimi i figurave te rëndësishme rugoviste nga organet e LDK-së dhe nga lista për deputetë, të gjitha këto lënduan pa masë dhe nxitën mllefin e anëtarësisë së LDK-së,e cila asnjëherë nuk i fali këto tradhëti dhe gabime të tij. Elektorati i LDK-së, duke mos gjetur mënyrë tjeter, e ndëshkoi vetë LDK-në, Isa Mustafën dhe të gjithe ata rreth tij, të cilët e shtynë drejt humnerës partinë e vlerave të mëdha të Presidentit Rugova. Dështimi i LDK-së në këto zgjedhje është pasojë e drejtpërdrejtë e gabimeve të vazhdueshme të Isa Mustafes dhe grupit rreth tij. Situata e krijuar nuk lejon asnjë lloj taktizimi dhe blerje kohe: Isa Mustafa menjëherë dhe pa ekuivoke duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së. Prej se ai është instaluar në krye të LDK-së, LDK-ja ka dalë humbëse në të gjitha zgjedhjet. Bashkë me Isa Mustafën duhet të shkojne edhe të gjithe ata që koketuan me PDK-në dhe e përkrahen politikën e gabueshme të tij, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme për LDK-në. Nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë,unë ftoj elektoratin e LDK-së që bashkarisht ta thërrasim Kuvendin e LDK-së dhe t’i shkarkojmë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe. Kjo gjendje më nuk mund të vazhdojë kështu.

Adem Salihaj

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...