Published On: 3 Gusht, 2017

Adem Mikullovci e thërret vazhdimin e seancës në ora 15:00 (DOKUMENT)

  • Seanca konstituive e mbyllur nga kryesuesi i saj, si deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, pritet të vazhdojë gjatë ditës.

Mikullovci u ka shpërndarë grupeve parlamentare ftesën për vazhdim të seancës për sot në orën 15.00, një orë më shumë pauzë se sa kërkoi PAN-i.

Në vazhdim të seancës pritet të votohet për kryetar dhe kryesi të Kuvendit.

 

Seanca ndërpritet aksidentalisht! PAN-i kërkoi edhe dy orë për propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi

Enver Hoxha ka bërë të ditur se koalicioni PAN nuk ka marrëveshje për kandidatin për kryetar të Kuvendit, prandaj nevojiten edhe dy orë kohë për të vazhduar konsultimet për të propozuar një kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci nuk është pajtuar me këtë propozim dhe ka kërkuar nga Kuvendi që të kundërshtohet propozimi i Hoxhës nga koalicioni PAN. Propozimi është hedhur në votim, dhe rezultati ishte 60 me 60, për çka kryesuesi i seancës Mikullovci, tha se sipas Rregullores së Kuvendit, me vota të barabarta propozimi nuk kalon.

Ndërkohë, sërish ka dalur Enver Hoxha në foltore dhe ka kërkuar që të shtyhet seanca dhe madje e ka akuzuar Mikullovcin se po e keqpërdor autoritetin që i ofron respekti i Kuvendit.

Më pas Hoxhën e kanë kundërshtuar edhe dy Grupet parlamentare VV dhe LAA, duke kërkuar që koalicioni PAN ta hedhe propozimin në votim. Por seanca ndërpritet aksidentalisht nga kryesuesi, dhe nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca konstituive, pasi nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e Kryesisë. SHQIPTARI.eu

Koalicioni PAN shkakton incident: Dëshmon se nuk respekton demokracinë, bojkotoi fillimin e seancës

Koalicioni PAN me mungesën e tij në seancë shkaktoi incidentin e parë politik, duke paralajmëruar kështu, që krijimi i institucioneve do të përcillet me shumë telashe. Ai kështu dëshmoi se nuk respekton demokracinë, pretendon shumicën për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nuk merr pjesë në pjesën e parë të punës së seancës së Kuvendit.

Ndërkohë, që Kuvendi i vazhdoi punimet me krijimin e Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, gjë që u bë me votat e 72 deputetëve nga 73 të pranishëm sa ishin aty, ku si duket vetëm një deputet serb nuk e ka votuar, i cili e bëri problem mungesën e deputetëve të koalicionit PAN. Kuvendi ndodhet në pauzë gjysmë orëshe, për ti lënë kohë Komisionit të verifikojë mandatet e deputetëve, për ti hapur rrugë betimit të tyre në seancë. SHQIPTARI.eu

Filloi seanca solemne e Kuvendit, mungon koalicioni PAN (Video)

Seancën e Kuvendit të Kosovës i ka filluar punimet me rreth gjysmë ore vonesë, udhëheqjen e deputetit më të vjetër Adem Mikullovcit nga Vetëvendosje, i cili ka përshëndetur trupën diplomatike. Kryesuesi i seancës ka bërë një batutë duke cituar poezinë e Azem Shkrelit, se kur shikohet në pasqyrë disa herë i vjen ta pështyjë veten, dhe sipas tij shumë deputet të deritashëm, vërtetë e kanë merituar të pështyhen.

Ndërkohë, ka filluar puna e Kuvendit për formimin e Komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve, por pa praninë e koalicionit PAN.

Të gjitha partitë tjera kanë bërë propozimin e anëtarëve në Komision si Vetëvendosje Albulena Haxhiun, LDK Armend Zemajn dhe ka vazhduar me minoritetet.

Adem Mikullovci ka ftuar Qëndron Kastratin, si deputeti më i ri, që ti bashkohet në udhëheqje të seancës.

Ndërkohë që aty po mungon edhe deputetja më e re e Kuvendit, Teuta Rugova, e cila do të duhej ta ndihmonte Mikullovcin në drejtimin e kësaj seance. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...