Published On: 3 Korrik, 2017

Adelina Ismaili hedh bombën e revoltuar me ‘orakujt’e LDK-së: LDK-ja ka marr më shumë vota sesa meritonte

  • Jam shumë e lumtur që elektorati ndëshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim.
  • – LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste.

  • Adelina Ismaili

“Po m’duket jam e vetmja që mendoj se LDK ka marr më shumë vota sesa meriton. Bëj pjesë në ata njerëz që jemi peng i dashnisë për Rugovën, viktimë e shpresës që LDK një ditë do të kthehet në rrënjë. Dhe viktimë e gënjeshtrave. Besa edhe viktimë e partive tjera që kanë një xhelozi patologjike, gati personale me njerëz që guxojnë ta ruajnë idealin rugovian. Jam shumë e lumtur që elektorati ndëshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim. Ndryshimi le të fillojë me lista, t’cilat dukej sikur janë kthyer mbrapsht. Ndryshimi duhet të bëhet me hapjen e sinqertë ndaj ideve të reja, e jo për sy e faqe. Ndryshim duhet të këtë edhe për rolin e gruas në LDK, të mos vazhdojë të trajtohet si pulë e pjekur e darkave të gjata. LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste. Reforma. Urgjent…” /SHQIPTARI.eu

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...