Shqipëria

Absurdi, ministrat teknik bllokojnë importin e energjisë

Përveç absurdit politik, qëndrimi i ministrave teknikë të Partisë Demokratike në qeveri, ka nisur të prodhojë kosto si për ekzekutivin, ashtu edhe për qytetarët dhe vendin. Burime të besueshme pranë qeverisë thanë për Televizioni Klan se ministrat teknikë nuk kanë rmosur autorizimin për Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të blejë energji, për të plotësuar nevojat në kushtet e një thatësire të madhe që ka prekur vendin prej disa javësh. OSHEE-së do t’i duhet që të blerë 112 mijë megavat të tjera vetëm për veri thonë se një situatë paralele është krijuar edhe në OSHEE nga drejtori teknik i vendosur nga Partia Demokratike. Për të gjithë Qershorin, OSHEE nuk kreu asnjë procedurë importi çka solli një konsumim të madh të rezervës hidrike në lumin Drin. Haki Mustafa rmosi procedurën e importit për 3 ditët e fundit të Qershorit dhe Korrikut, vetëm pas insistimit që bëri Ministria e Energjisë. Zyrtarisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë thotë se rënia e nivelin 272 metra të rezervuarit në Fierzë e kanë bërë të pamundur që KESH të arrijë të prodhojë energji në masat që ka parashikuar përpara disa muajve. Thatësira dhe kriza e prodhimit të energjisë për shkak të niveleve më të ulëta në dekada të kaskadës së Drinit po detyrojnë kompaninë e shpërndarjes që të kryejë një tjetër sasi importi, jashtë asaj që ishte parashikuar gjatë muajit Korrik, për të cilën u shpenzuan 17 milion euro. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u futën në qeveri vetëm për të administruar procesin zgjedhor. Por edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar dhe Partia Demokratike ka pranuar disfatën dhe ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë, ajo vazhdon t’i mbajë ministrat e saj në ekzekutivi, si nuk ndodh askund në botë. Në të njëjtën situatë është edhe LSI, që ka ministrat e saj në qeveri,/ Tv Klan

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *