Published On: 22 Prill, 2017

Abazi, institucionet dhe qeverisja është e sabotuar nga vet akterët politik

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka folur rreth qëndrimit të kryeminstrit Mustafa, i cili ka thënë se nga vendet e BE-së do të kërkoj liberalizimin e vizave me kusht. Këtë qëndrim Abazi e quan si pikën më të dobët të koalicionit, përcjell GazetaBlic.

“Deklarata e Kryeministrit ka treguar pikën më të dobët të koalicionit. Është e qartë që ky koalicion është jofunksional dhe në cilin do rast tjetër do të kollapsonte, sepse vota për demarkacionin, ushtrinë dhe çështje të rëndësishme janë votë mosbesimi për qeverinë. Do të thotë institucionet dhe jeta politike është e sabotuar nga vet akterët politik. Tentimi për të krijuar hapësirë manovrimi për të mos u ballafaquar me vet problemin po dërgon mesazhe jo serioze. Të gjithë e dinë që kjo qeveri dhe këto institucione janë të pa afta për të realizuar premtimet”, tha ai për Gazetën Blic.

Ai tregon se i ka ofruar bashkëpunim kryeministrit Mustafa, për zgjidhjen e problemit për demarkimin me Malin e Zi, por indirekt kontributi që Abazi mund ta ofronte është refuzuar në heshtje.

“Unë i kam ofruar kryeministrit Mustafa mundësinë për të kryer punën e demarkacionit dhe angazhimin tim direkt dhe kjo në mënyrë të heshtur është refuzuar për shkak se qeveria nuk është e gatshme të ballafaqohet me gabimet e veta dhe premtimet që ka bërë z. Thaçi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes. Duke qenë të paaftë dhe të pa guximshëm po dalin qesharak dhe po shkaktojnë vuajtje edhe më tutje për qytetarin e vendit. Këto deklarata përveç që janë jo serioze janë edhe të pa analizuara dhe po e bëjnë problemin edhe më të madhe dhe më të thellë”, tha ai.

Haki Abazi vazhdon duke e akuzuar kryeministrin Mustafa si të paaftë për postin që ka, si dhe që ka dëshmuar se nuk është kryeministër edhe për ministrat që vijnë nga PDK-ja.

“Me këtë deklaratë kryeministri e vërteton që nuk është kryeministër edhe i ministrave të PDK-së dhe ai nuk ka kontrollë në agjendën e tyre, por për të shpëtuar koalcionin ai duhet te vihet në shërbim të Thaçit dhe Veselit”.
Kryeministri, Mustafa ditë më parë ka bërë të ditur që sapo të arrijë në Bruksel do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizimin e vizave e që është liberalizimin me kusht i vizave për shtetasit e Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...