Published On: 10 Janar, 2017

AAK: Shihemi nesër në protesta, dështimi i rezolutës tensionon situatën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Pal Lekaj ka reaguar pas dështimit të votimit të Rezolutës për lirimin e Haradinajt, raporton Gazeta Blic. Ai ka.paralajmëruar protestë për nesër.

Shënimi i plotë:

 Ky koalicion e vërtetojë edhe njëherë herë atë që ne e kemi përsëritur në vazhdimësi, politikën e nënshtrimit ndajë Serbisë.

Sonte, koalicioni qeverisës, duke mos e votuar rezolutën ku kërkohej ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, derisa nuk ndodhë lirimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe pastrimi i listave të Interpolit prej fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, përfundimisht treguan se me shumë ju interesojnë negociatat dhe marrëveshjet e dëmshme të dalura nga keto bisedime se sa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës edhe pa ketë koalicion qeverisës do të dijë si të mbrojë çlirimtarët e saj.

“Haradinaj është Kosova” e jo peng i politikave ditore, prandaj bashkë me njerëzit e këtij vendi do të insistojmë e do të thërrasim zëshëm që z.Haradinaj të lirohet sa ma parë.

Shihemi nesër në protesta!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>