Published On: 21 Gusht, 2017

AAK-së i bashkohet edhe një gazetar (Foto)

  • Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot gazetari i shquar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Shaqir Foniqi.

Ai me këtë rast është pritur nga kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, i cili tha se nga ekspertët dhe intelektualët që, në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.

Haradinaj tha se tashmë ka ardhur koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.

I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Haradinaj, u shpreh gazetari i njohur Shaqir Foniqi, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet aleancës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...