Published On: 22 Tetor, 2016

AAK: Qeveria Mustafa është e kalbur, s’e shpëton as riformatimi

Qeveria aktuale e vendit është “kalbur” dhe riformatimi i saj do të ishte i pakuptimtë, ka vlerësuar anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh shef i degës së AAK’së në Prishtinë, Avni Arifi.

“Është e pakuptueshme dhe tërësisht jo racionale të ketë riformatim të kësaj Qeverie përderisa Kryeministër mbetet Isa Mustafa”, ka shkruar Arifi në Facebook.

“Asnjë ministër apo zëvendës ministër nuk ka qenë më i dobët se Isa. Pa keqkuptim, asnjë ministër nuk ka pas ndonjë përformancë për të mbajtur në mend por nëse ky Kryeministër i thotë një ministri shko sepse ke përformancë të dobët është për tallje”, ka shtuar Arifi.

“Edhe njëqind “riformatizime” le të bëhen por kjo qeveri kurrë nuk do të arrijë as minimumin e përformancës optimale. Është “kalbur” në kokë”, ka shkruar ai. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...