Published On: 18 Maj, 2017

AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë dhe koalicionin me PDK-në

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar ndaj urdhërit të Prokurori Ali Hajdini për arrestimin në seancë gjyqësore të Avokatit Nasuf Hasani me datë 18.05.2017.

“OAK- Dega Regjionale e Prishtinës, lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë një seance gjyqësore, ku z.Ali Hajdini Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka urdhëruar zyrtarët policor që të bëjnë arrestimin e z.Nasuf Hasani, avokat me seli të zyrës në Prishtinë, pa ndonjë arsye dhe në mënyrë arbitrare e në kundërshtim me ligjin, sepse në procedurë gjyqësore të gjitha procedurat i udheheqë Kryetari i Trupit Gjykues.

Për informinin tuaj këtë urdhër z.Hajdini e kishte dhënë gjatë seancës në të cilen ai ishte përfaqsues i akuzës ndërsa av. Nasuf Hasani përfaqsonte të pandehurin në të njëjten procedurë.

Dega Regjionale e Prishtinës shpreh shqetësimin e saj serioz duke kërkuar që veprimet e tilla të mos përsëriten dhe se avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në procedurë andaj dega regjionale e Prishtinës lidhur me këtë rast në ditët në vijim do të ndërmarrim të gjithë hapat ligjor me qëllim të mbrojtjes së avokatëve, si dhe kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z.Imer Beka që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj prokurorit në fjalë i cili në mënyrë recidive abuzon me pozitën e prokurorit për të ju hakmarrë palëve në procedurë”, thuhet në njoftimin e OAK-së.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...