Ekonomi

AAB: Numri i të punësuarve është rritur me 10%

Në sektorin bankar numri i të punësuarve është zgjeruar gjatë vitit 2015 me 10%, kundrejt një viti më parë, bëri të ditur Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).

Sipas të dhënave nga AAB-ja, në fund të muajit shtator 2015, bankat tregtare në vend punësuan gjithsej 6812 persona.

Përmirësimi i ndjeshëm i rezultateve financiare në sistemin bankar, gjatë dy viteve të fundit, duket se i ka dhënë më shumë shtysë rekrutimit të burimeve njerëzore nga bankat.

Bankat me numrin më të madh të të punësuarve në fund të shtatorit ishin “Raiffeisen”, “Banka Kombëtare Tregtare” dhe “Credins Bank”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *