Published On: 27 Maj, 2017
Bota |

A po vjen fundi i Koresë Veriore? Ja veprimi i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin perëndimor të Paqësorit në një paralajmërim të dukshëm ndaj Koresë së Veriut për të penguar programin e saj bërthamor dhe balistik, thanë dy burime për Zërin e Amerikës.

Aeroplanmbajtësja USS Nimitz, një nga anijet luftarake më të mëdha në botë, do t’i bashkohet aeroplanëmbajtëseve USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan, në perëndim të Paqësorit.

Ushtria amerikane rallë ka dislokuar tre aeroplanmbajtëse në të njëjtin rajon.

Por kërcënimi në rritje nga Korea e Veriut shihet si një sfidë madhore e sigurisë për presidentin Donald Trump, i cili është zotuar ta ndalojë atë vend të zhvillojë aftësi për të goditur Shtetet e Bashkuara me një raketë bërthamore, kapacitet që Pheniani mund ta ketë pas vitit 2020.

Përkrah kryeministrit japonez Shinzo Abe, zoti Trump tha të premten para takimit të G-7 në Siçili se Korea e Veriut do të ishte një fokus i veçantë i takimit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...