Published On: 20 November, 2016

A po i frikësohet Vetëvendosje hetimit të britanikëve – Xhelal Sveçla thotë Familja Dehari duhet të vendosë për hetuesit

Ministria e Drejtësisë i ka drejtuar një kërkesë Ambasadës Britanike në lidhje me hetimin e pavarur të vdekjes së Astrit Deharit. Por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga kjo ambasadë.

Në anën tjetër portali Xhelal Sveçla ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk mund as te udhëheqë e as të përzgjedhë hetimin e pavarur për vdekjen e Astrit Deharit, transmeton Koha.net.

Sipas Sveçlës, ata që nuk japin dorëheqje e as nuk shkarkojnë askënd nuk kanë legjitimitet të vendosin.

“Ministria e Drejtësisë nuk mundet as ta udhëheqë dhe as të bëjë përzgjedhje në hetimin e pavarur të vdekjes së Astritit. Shteti në këtë rast nuk është ndërmjetësues neutral por palë përgjegjëse për vdekjen e tij, përfshirë këtu sidomos Ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme. Ata që s’japin dorëheqje dhe as nuk shkarkojnë askënd nuk mund të kenë legjitimitet as të flasin se lëre më të vendosin. Po ta dëshironin një hetim të pavarur këtë do ta bënin përmes hetuesisë së policisë që është organ shtetëror. Qartazi këtë nuk e deshën dhe nuk e bënë. Dhe tash duan ta hetojnë vetveten!?”, ka thënë Sveçla.

Megjithatë, Xhelal Sveçla ka thënë se po presin vlerësimin e ekspertëve që i kishte deleguar familja në obduksion, ndërsa për hetim të pavarur në të ardhmen, ai ka thënë se duhet të bëhet me kërkesë dhe vendim të familjes, e jo Qeverisë.

“Ne po e presim vlerësimin e dy ekspertëve të pavarur të mjekësisë ligjore të angazhuar nga familja e të cilët ishin prezent në obduksion, Dr.Besim Ymaj dhe Dr.Besim Latifaj. Hetimi i pavarur në të ardhmen duhet të bëhet me kërkesën dhe vendimin e familjes Dehari e kurrsesi të kësaj Qeverie që ka kapur shtetin”, ka përfunduar Sveçla.

Ndërkohë që prokuroria e shtetit tashmë e ka zgjeruar pistën e hetimeve lidhur me shkaqet që e detyruan Deharin ta kryente aktin e vetëvrasjes.

Prokurori i rastit ka thënë se po i presin rezultatet e forenzikës derisa pritet t’i intervistojnë për herën e dytë edhe katër persona. Pjesë e hetimeve, sipas tij, janë edhe disa letra me shkrim që i ndjeri kishte lënë në qelinë e paraburgimit në Prizren.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...