Published On: 7 Korrik, 2017

A mund të hiqet kaq lehtë njolla e hashashit zoti Kryeministër?

Manjola Bregasi –

Teksa në intervistat e tij të vazhdueshme në mediat shqiptare, Rama nuk e kishte pranuar kurrë kanabizimin e Shqipërisë (ndonëse mediat e huaja raportonin vazhdimisht mbi këtë fakt), duket se në mandatin e ri, Kryeministri mendon ndryshe. “Jemi zotuar që këtë vit do të shkruhet fjala FUND në historinë e gjatë të kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë dhe ky zotim do të mbahet me se s’bën për #SHQIPËRINËQËDUAM“, shkruan Rama në faqen e tij në FB, ku poston edhe një video nga takimi me krerë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme, ku është diskutuar lidhur me kanabisin.

Rama shprehet i vendosur për ta hequr njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori shumëvjecare, por duket se ky fillim nuk është fundi e druaj se do të jetë vec fillimi.

Nuk di nëse zoti Rama do arrijë të heq kaq lehtë edhe njollën që lë era e hashashit në cdo lagje të Tiranës sot, në cdo rrugicë apo shkallë pallati ku duket se edhe policia e ka të vështirë të depërtojë, aq më tepër që tashmë përdorimi i drogës nuk konsiderohet më një vepër penale, por thjesht një shkelje administrative. Nuk di nëse gjimnazistët e Tiranës do heqin dorë kaq lehtë nga konsumimi i cigareve në pushimet midis orëve, apo ndoshta moskultivimi i hashashit do ta rrisë cmimin e cigareve që ata sot i konsumojnë me kaq lehtësi. Nuk di nëse ne, të bezdisurit nga era e fortë, që nuk njeh as kohë e as vend, do të na duhet të bashkëjetojmë me hashashin që tymosin të tjerët, apo do na duhet të shpresojmë që fundi i kultivimit do jetë edhe fillimi i heqjes së një njolle, që u përhap shumë shpejt si virus.

Të thuash që do t’i jepet fund kultivimit të hashashit është njëra anë e medaljes, por dicka tjetër është të zhdukësh pasojat sociale të këtij problemi. Tek e fundit, nëse përdorimi i lëndëve narkotike nuk është më një vepër penale në shtetin shqiptar, atëherë le të legalizohet e të mos fshihemi pas gishtit, duke moralizuar aty ku nuk na duhet moral.

Unë kam durim të pres, ndonëse thuajse cdo ditë tymos aromë mariuanë nga cigaret e atyre që më rrethojnë, pa dëshirën time. Të paktën Kryeministri e pranoi që ka ardhur koha tí japim fund: Për mua është vetëm fillimi!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...