Published On: 22 Prill, 2017

A keni pirë ndonjëherë hashash, Erion Veliaj? Ja përgjigja e kryebashkiakut

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë “ndryshe” për emisionin “Me Shukin” në RTV Dukagjini të Kosovës. Gazetari e pyet Veliaj për legalizimin e drogës dhe kryetari i bashkisë thotë se shoqëria dhe vendi nuk është gati për këtë hap.

“A e ke provuar ndonjëherë barin”, e pyet Shuki duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn.

“Unë e kam provuar, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë”, thotë Veliaj.

Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: “Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...